Një zjarr ka rënë mbrëmjen e djeshme në një banesë në Vlorë, ku për pasojë ka humbur jetën një 70- vjeçar endacak.
Ngjarja ka ndodhur në lagjen “Osman Haxhiu”, dhe dyshohet se zjarri ka rënë aksidentalisht në banesën, e cila ishte e braktisur.
Si pasojë e flakëve, është djegur dhe ka humbur jetën shtetasi Sh. A., rreth 70 vjeç, i cili ishte në banesë në momnetin që ajo u përfshi nga flakët.
Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
Komento