Vlorë, Rama: Dy të këqija për
vendin nëse mungoni të dielën

Vlorë, Rama: Dy të këqija për<br />vendin nëse mungoni të dielën
Partia Socialiste mbylli zyrtarisht fushatën elektorale për zgjedhjet parlamentare të 25 qershorit, përmes një mitingu në Vlorë. 

Kryeministri Edi Rama vijoi kështu traditën e finalizimit të mitingjeve elektorale në qarkun ku ai kandidon për deputet për mandatin e dytë. 

Rama kërkoi votën e qytetarëve për të vijuar qeverisjen e vendit vetëm pas 25 qershorit, ndërsa paralajmëroi dy të këqija, sipas tij, nëse qytetarët nuk do marrin pjesë masivisht në zgjedhje. 

"PS e kërkon votën këtë herë pa të tjerë në krah, sepse në këtë stacion zgjedhor të historisë tonë ne nuk vijmë për poushtetin, por për shtetin, për Shqipërinë, shqiptarët pa dallim nga veriu në jug. Atë tepsi të turpshme ta çojmë për skrap së bashku me ju.

Ne jemi këtë herë ballë për ballë me ju, pa hije nga pas dhe pa perde në sy. S'jemi në vete, kemi numrin dy, një jam unë dhe një je ti. Dhe duam të bashkohemi mu siç thotë ajo kënga labe, as për mua, as për ty, por për gjithë Shqipërinë. 

Në 28 nëntor këtu u ngrit flamuri i pavarësisë, në 25 qershor është dita që çdo shqiptar ta bëjë fletën e vet të votimit flamur kuqezi. 

Kush mungon në zgjedhje le të hapur shtegin për të këqija. Të mungosh në vendimmarrjen e 25 qershorit e le shtegun hapur për të paktën 2 të këqija të mëdha, e para është e keqja e ribllokimi, rizvarritjes së reformës në drejtësi dhe sabotimit të zbatimit të Vettingut nga partitë e tjera që s'e kanë fshehur atë që e dinë të gjtihë, nuk e duan suksesin e reformës në drejtësi.

Nuk e duan pastrimin rrënjësor që Vettingu do i bëjë pallatit të drejtësisë, nuk e duan drejtësinë të rilindë që të hapë pas çereshekulli të zuvllumeve të politikanëve që strehohen në flamujt e partive të tjera. E dyta, është e keqja e vazhdimit të avazit të keqtrajtimit të njerëzve të zakonshëm në zyrat e shtetit qoftë edhe për të marrë një copë letër, jo më dokument pronësie e heqjen e një gjobe të marrë padrejtësisht". 


[gallery]22783[/gallery]
"Edhe ditën e fundit të jetës do e kaloja në Vlorë"
Fjalë emocionuese ka zgjedhur të përdorë kryeministri i vendit Edi Rama në përmbyllje të fushatës elektorale, kur tha se edhe po të kishte ditën e fundit të jetës do kishte zgjedhur ta jetonte atë në Vlorë.

Do të zgjidhja Vlorën po të ishte dita ime e fundit, do të zgjidhja prapë Vlorën edhe për fjalimin tim të fundit në publik. Sikur të më duhet të them ku janë bashkë në të njëjtin vend Shqipëria dhe Kosova unë them Vlora", tha ai.

Ndër të tjera, kryeministri veçoi nderin më të madh që i kanë bërë vlonjatët ndonjëherë.

“Nderi më i madh që më bëtë është të jem deputet dhe i dyti kryeministër i Vlorës pas Ismail Qemalit. Përulja ime ndaj popullit të Vlorës është një detyrim i pashlyeshëm dhe një emocion i pashlyeshëm”- tha ai në nisje.

rama vlore

rama vlore

  • Sondazhi i ditës:

    Kabineti i ri qeveritar, jeni dakord me ndryshimet e bëra nga Rama?



×

Lajmi i fundit

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës

Si ndikon veza për kolesterolin, diabetin dhe shëndetin e zemrës