VLORË - Rikualifikimi urban i vijës bregdetare Vlorë-Rradhimë-Orikum, ose Lungomare 3 ka hyrë tashmë në një fazë të rëndësishme të punimeve, të cilat vijojnë në të gjitha lotet me një sërë ndërhyrjesh themelore që rikompozojnë krejtësisht zonën e bregdetit, ku do t’i jepet prioritet pushuesve, me një infrastrukturë të denjë për Vlorën turistike.
Punët e realizuara deri më tani përfshijnë zgjerimin e plazheve, krijimin e hapësirave mbrojtëse nga uji, çeljen e shtigjeve këmbësore, ku do të shtohet edhe korsia e biçikletave, bashkë me elementë të rinj të mobilimit urban.
Kryeministri Rama, zhvilloi inspektimin e radhës në Lungomare 3, ku në disa segmente, punimet janë drejt finalizmit për të mikpritur turistët në sezonin veror.
![](https://shqiptarja.com/template/img/NO_ALFA_Kuadrate%20shqiptarja.png)
“Këtu jemi në pjesën më të vështirë, në pjesën nëntokësorë të të gjithë zones. Të gjitha këto punime nëntokësore, pilotat kanë mbaruar, tani presim vetëm me ngritjen e nivelit 2.2 nga niveli i detit. Faktikisht e gjitha kjo zonë bashkë me rrethimin e vilës që mbaron së shpejti dhe krijon edhe korsinë e biçikletës brenda fundit të majit është gati. Gjithë kjo pjesa këtu do të jetë shëtitore.
Ky materiali do të hiqet, do të pastrohet e pilotat do të mbrohen me gurë të mëdhenj. Për sezon, me 15 qershor besoj do të jetë e mbaruar kjo zonë këtu.” – u shpreh njëri prej inxhinierëve, i cili e njohu kryeministrin Rama me detaje teknike të projektit.
Pjesë e rëndësishme e projektit është edhe zgjerimi i plazheve përmes moleve të vendosura si infrastrukturë për varkat dhe për pushuesit, si dhe rikualifikimi i godinave përreth në bashkëpunim me pronarët private.
“Kryeministër, jemi 4 muaj nga vizita juaj e fundit dhe në këto 4 muaj është bërë një volum pune në lidhje me pjesën e marinave, pothuajse 90% e përfunduar, që është edhe pjesa më e vështirë e projektit. Marinat ose thënë ndryshe penelet janë gjithë këto strukturat që ne shikojmë. Molet, por efekti kryesor i tyre është ajo mbushja që ne shikojmë. Nëse ne i mbushim ato me zhavorr që në këtë fazë që jemi, ajo reziston.
Është plazh i fituar i gjithi. Behet një kompozim perfekt i gjithë vijës bregdetare.” - evidentoi një prej zbatuesve të projektit, teksa dha më tepër detaje për mobilimin urban dhe gjelbërimin e zonës.
“Kemi filluar dhe me atë që është më e rëndësishmja, ne pjesën e moketit të shëtitores. Ka filluar konturimi i murit mbajtës të shëtitores. Konturimi i brezit të gjelbër. Për çdo gjatësi 150 m do të plotësohet dhe me elementët e nevojshëm që do të jenë tualete, dushet, dhomat e ndërrimit. Vetëm në një pjesë që jemi këtu 150-200 metra janë të gjithë elementët, jo mëse të mjaftueshëm, por jemi në një mjedis urban estetik perfekt. Si kjo pjesë këtu është e gjithë gjatësia 4.5 km. Pjesa e mbushjes së plazheve duhet parë sepse krijojmë dyfishin ose trefishin e plazheve ekzistuese.”
Shëtitorja e parashikuar në këtë projekt është 5 metra e gjerë, e gjelbëruar kryesisht me pemë të përshtatura me klimën e zonës si pisha druri, palma, agrume në zona të caktuara, etj.
Kryeministri nuk i kurse batuat as me disa qytetarë që kishin zgjedhur të bënin plazh këtë ditë marsi pranë zonës ku punohet. Ata e thërritën kryeminsitrin nga larg t'iu bashkohej atyre për plazh.
‘O gjigand, hajde o babale zhytu!’
Nuk mungoi as përgigjja e Ramës.
‘Po erdha unë aty, nuk ka kush i bën këto punë këtu. Janë të ndara gjërat.’
Komente
![](https://shqiptarja.com/template/img/antipiracynote.jpg)
![](https://www.shqiptarja.com/template/img/sh_logo1.png)