Vlorë/ Riaktivizohet zjarri në Gropën e Pirit dhe në Dukat, rrezikon Llogaraja! Ministria e Mbrojtjes: Sapo flakët u shuan, dy persona me elektrik dore ndezën një vatër në Llogara

Karaburuni nuk po gjen qetësi nga flakët, sapo fiket një vatër, riaktivizohet  një tjetër. Kjo sipas Ministrisë së Mbrojtjes por edhe kreut të Emergjencave Haki Çako bëhet qëllimisht nga persona me sjellje kriminale. Vetëm ditën e djeshme në zonën e Karaburuni konkretisht në Gropën e Pirit ku situata ishte kritike dhe rrezikonte Parkun e Llogarasë, punuan 250 forca nga toka dhe helikopteri holandez nga ajri për të shuar flakët, por ajo është riaktivizuar sërish sot pasi ishte fikur.

Vetë Ministria e Mbrojtjes shprehet se forcat zjarrfikëse kanë pikasur dy persona me elektrik dore në zonë sapo vatrat ishin shuar dhe pas 30 minutash aty janë riaktivizuar sërish 2 vatra zjarri.

Zjarrfikësit, ushtria dhe punonjës të ADZM po punojnë për të vënë flakët nën kontroll, ndërsa po punohet edhe nga ajri me helikopterin nga Holanda.

"Në Llogara jemi duke e ndjekur prej ditësh situatën dhe vetëm dje kemi pasur 250 trupa në terren. Në të gdhirë dhe kur ishim gati të shpallnin triumfin ne Llogara pas gjysmë ore u panë dy persona me elektrik dore dhe më pas u aktivizuan sërish dy vatra të reja", tha Ministria e Mbrojtjes.

Duket se në Vlorë nuk ka qetësi pasi zjarret ndizen çdo ditë. Edhe pse është punuar çdo dite për shuarjen e zjarreve kryesisht në gadishullin e Karaburunit, ka vatra që aktivizohen sërish.

Ndërsa dje u vendosën në normalitet zjarret në këtë zonë, dhe forcat e ushtrisë ishin përqendruar tek Gropat e Pirit mbi Llogara, sot rreth orës 10:00 u shfaq një tjetër vatër zjarri pranë pishave në afërsi të Llogorasë mbi fshatin Dukat . Forcat e ushtrisë janë ngjitur për te mbajtur nën kontroll që flakët e zjarrit mos t'i afrohen parkut dhe pishave. Zjarri rrezikon pasi era që fryn nga veri lindja e ndihmon për të shkuar në drejtim te pishave të Parkut të Llogarasë.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Andis: 10/08/2021 13:56

    Po pse genjeni o plerat e ministrise zjarri ka 15dite qe vazhdon pa' nderprerje.asnje dite nuk keni arritur ta fikni,cdo dite keni lene nje vater aktive per tu rindezur sepse ashtu doni ju...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë