VLORË - Kullat e vrojtimit me roje bregdetare ishin një risi për plazhin e Vlorës këtë sezon turistik, por për pushuesit siguria në këtë vijë bregdetare mbetet e ulët.
 
Ata shprehen se rojet bregdetare nuk qëndrojnë në kullat e vrojtimit.
 
Në pamje duken qartë kullat e vrojtimit në të cilat nuk ndodhet asnjë roje bregdetare.
 
Këta të fundit sipas pushueseve nuk qëndrojnë asnjë ditë në pozicionin e tyre të punës,
 
Ndërkohe i njëjti problem me kullat e vrojtimit paraqitet në disa qytete bregdetare të vendit.
 
Redaksia Online
(a.h/shqiptarja.com)