Vlorë/ Rritja e biletës, qytetarët: E papërballueshme! Do të ecim në këmbë, 40 lekë bileta është shumë

Vendimi i Këshillit Bashkiak të Vlorës për të rritur çmimin e biletës së urbanëve nga 30 në 40 lekë, nuk është pritur mirë nga qytetarët.

Shumë prej tyre thonë se nuk e përballojnë dot rritjen e kostos së transportit, ndaj do të detyrohen të ecin në këmbë.

‘Me mirë në këmbë. Urbanin le ta përdorë Edi Rama. Na bën mirë të ikim në këmbë. 40 lekë shumë shtrenjtë, 40 të vesh, 40 të shkosh.’- u shprehën qytetarët.

Të tjerë shprehen se me çmimin e ri të biletës, do të reduktojnë lëvizjet, ndërsa shtojnë se rritja në tërësi e çmimeve, po ua bën jetesën të papërballueshme.

‘Për pensionistët janë të gjitha të vështira. Nuk është vetëm rritja e çmimit të biletës por të gjitha çmimeve.’- u shprehën qytetarët.

Vendimi për rritjen me 10 lekë të çmimit të biletës u mor këtë të enjte nga Këshilli bashkiak i Vlorës dhe pritet të hyjë në fuqi, pas miratimit nga prefekti i qarkut.

M.Q./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vlore: 29/04/2022 22:59

    O vlore te ndriti fati.le tia hipi Leli se autobuza nuk quhen ata por si makina vdekjeje me mbi kapacitet e me shofer ordiner e te dehur ne cdo linje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    27 Nëntor, 11:43

    Si e vlerësoni vendimin e GJKKO që liroi Berishën nga arresti shtëpiak?



×

Lajmi i fundit

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë

Ja pse 'lirimi' i Sali Berishës i gëzoi të gjithë