Kjo rrugë, pranë stadiumit në Vlorë nga sot do të mbajë emrin e dëshmorit të atdheut, Elham Sulejman Elezaj.
Në ceremoni morën pjesë, përfaqësues të këshillit bashkiak të Vlorës, familjarë dhe ish-kolegët e Repartit RENEA.
I emocionuar, babai i Elham Elezaj tha se i biri dha jetën për Atdheun.
“Ne jemi familje që në të gjitha epokat kemi dhënë gjak për Atdheun. Kam 3 xhaxhallarë dëshmorë të luftës nacional-çlirimtare dhe djali im është dëshmori i 4 në familjen tonë. Kemi dhënë shumë për atdheun. E ndjej veten krenar që emri i djalit do mbetet këtu në Vlorë ta nderojnë vlonjatët bashkë me ne familjarët”, tha Suljeman Elezaj.
Emertimi i kësaj rruge, erdhi si propozim i këshilltarëve të djathtë dhe mori votat unanime në Këshillin Bashkiak të Vlorës.
“Ne sot jemi këtu bashkë me familjarët, ish-kolegët dhe qytetarë të Vlorë për të nderuar veprën e Elham Elezajt. Ju falenderoj të emër të këshilltarëve të djathtë që morët pjesë për të nderuar një emër të ndritur të Policisë së Shtetit”, Muzafer Elezi nenkryetar i këshillit bashkiak të Vlorë.
“Është një gjest i vogël por i vyer për komunitetin, për familjen. Qoftë i paharruar dhe e kujtohshim gjithmonë sa herë kalojmë në këtë rrugë, Dëshmorin Elham Sulejman Elezaj”, u shpreh Elpiniqi Mërkuri, kryetare e këshillit bashkiak të Vlorës.
Lindur dhe rritur në Vlorë, Elham Elezaj pati një karrierë të shkëlqyer në Policinë e Shtetit. Pas përfundimit të studimeve të larta në Tiranë, mori detyrën Komandant Grupi në repartin RENEA. Ai dha jetën në krye të detyrës më 9 korrik të vitit 1998 gjatë një aksioni për lirimin e pengjeve në një familje në Tiranë. Elham Elezaj u vra në moshën 29-vjeçare dhe 5 vite me pasi iu akorduar statusi “Dëshmor i
Atdheut”, dhe familjes së tij iu dha simboli “Familje e Dëshmorit të Atdheut”.
B.V/r.k./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
21 Mars, 10:09
Sa e dëshironi integrimin e Shqipërisë në Bashkimin Europian?
-
Shumë
83.3%
-
Pak
12.6%
-
Nuk e di
4.1%
Vota total: 978
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Moti i keq/ Anulohet lundrimi i anijeve të transportit të linjës 'Vlorë - Brindisi – Vlorë' në datat 23 dhe 24 mars
22 Mars, 16:18
-
‘Ora e tokës’, sonte miliona njerëz në mbarë botën i fikin dritat për 1 orë! Aktivitete sensibilizuese dhe në Shqipëri, të rinjtë: Ne mbrojmë mjedisin
22 Mars, 16:06
-
Mashtrimi/ U hoqën si vajzat e saj në telefon, 2 vlonjate i marrin 10 mln lekë 55 vjeçares nga Fieri
22 Mars, 13:19
-
Beteja për ujin, banorët e Tragjasit sërish në protestë! Gati padia për dy bashki dhe institucionin në varësi të Ballukut!
22 Mars, 12:38
-
Në listën e hapur të socialistëve në qarkun Vlorë, Ardit Bido: Nëse do më kishte ftuar PD nuk do pranoja, s’më lidh asgjë me atë parti, kam kontribut në PS
21 Mars, 14:46
-
Ekipi vlonjat 'Flamurtari' fiton Ligën Unike në basketboll për femra
21 Mars, 12:09
-
Hilja e PD/ Kandidatët regjistrohen nën siglën e partive aleate për të siguruar fondet parlamentare, pa pasur deputetë në parlament (EMRAT)
20 Mars, 16:41
-
Kandidatja e parë e komunitetit rom në listat e PS në Vlorë, Ina Majko: Historike, kandidoj në kushte të barabarta! Partia ka marrë risk
20 Mars, 14:11
-
Sekuestrohen 3 armë zjarri dhe sasi eksplozive në kallëpe në Vlorë, arrestohet 57-vjeçari! I mbante për llogari të grupeve kriminale (EMRI)
20 Mars, 10:43
-
‘Report TV’ në shpellën e shkruar të Lepenicës ku fshihet historia 5 mijë vjeçare! Arkeologu: Piktogramet mund t’i shpëtojmë nëse shpallet monument kulture
19 Mars, 15:46
-
Shpejtësi e lartë dhe parakalime të gabuara, Rrugorja në Vlorë: Mbi 1200 gjoba gjatë një jave, 9 shoferë të arrestuar
18 Mars, 14:50
-
Vlorë/ Bllokohet rruga Kuç-Qeparo, shkak erozioni i dherave dhe inerteve! Njoftohen ARRSH, nënkontraktori dhe Policia (VIDEO)
17 Mars, 15:32