VLORË- Katër zyrtarë në Kote, Lapardha e Selenicë janë proceduar penalisht pasi nuk kanë referuar në Polici drogën e mbjellur në këto zona. 

Gjatë një operacioni ku morën pjesë 30 forca policia janë sekuestruar  339 bimë narkotike dhe 37 kg e 700 gr kanabis. 
 
Policia e qytetit bregdetar njofton se janë proceduar penalisht 4 persona e ndërsa dy të tjerë janë shpallur në kërkim.
 
Janë proceduar për veprat penale "Shpërdorimi i detyrës" dhe "Moskallëzimi i krimit":
 
F.H., 63 vjeç, me detyrë Kryetar i Njësisë Administrative Kotë
A.C., 53 vjeç me detyrë Kryeplak i fshatit Lapardha
M.H., 52 vjeç me detyrë Inspektor i Pyjeve në Njësinë Administrative Kotë
B.D., 51 vjeç me detyrë Përgjegjës i Inspektorëve të Pyjeve në Bashkinë Selenicë
 
Ndërsa janë shpallur në kërkim :
A.I., 26 vjeç, banues në Vlorë
B.A., 30 vjeç, banues në Kaninë
 
Droga ishte mbjellë në tokë publike të pyllëzuar pranë vendit të quajtur "Hija e madhe", me gjatësi 20 cm deri në 100 cm, e ndarë në 9 parcelave të mbjella me 339 rrënjë bimë.
 
Ndërkohë, pak metra më tutje, në aksin rrugor Kotë-Drashovicë, Policia e Vlorës ka bllokuar një automjet të dyshimtë me 37 kilogramë e 700 gramë i cili u braktis nga drejtuesi i tij. 

[gallery]22168[/gallery]

Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)