Vlorë, sekuestrohen dy gomone me vlerë 42 mijë euro/ FOTO

Vlorë, sekuestrohen dy gomone me vlerë 42 mijë euro/ FOTO

Njera nga gomonet e sekuestruara

VLORE-Dy gomone janë sekuestruar nga policia, ndërsa vlera e tyre llogaritet në 42 mijë euro. Gomonia e parë që u sekuestrua është 7.4 metra e gjatë me vlerë 12.000 euro, në pronësi të shtetasit G.M., 32 vjeç, banues në Vlorë. Ndërsa e dyta është 10 metra i gjatë, me vlerë tregu 30.000 euro, në pronësi të shtetasit A.V., 50 vjeç, banues në Vlorë.

Sipas policisë, sekuestrimet janë bërë në vijim të punës për evidentimin dhe ndëshkimin e personave të dyshuar për pastrim parash. Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprën penale ''Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale'', parashikuar nga neni 287 i Kodit Penal.

Gomonet e sekuestruara

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • ben: 24/07/2018 15:23

    jan mir kta apo jo. ca jan kto budalleqe si i marin tjetrit pronen

    Përgjigju
  • xXx: 24/07/2018 13:11

    Po politikanve kur do i sekuestrohet pasuria qe i vodhen ketij populli?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu

Spahiu: Komike, Erion Veliaj pyetet për 4 bileta në 2011, Berisha nuk pyetet as për 4 të vrarë në 2011 gjithashtu