Policia e Vlorës në bashkëpunim me Prokurorinë e këtij rrethi, vendosën të premten masën e sekuestros preventive ndaj një godine shumëkatëshe të destinuar si hotel, në bregdetin e Ujit të Ftohtë, e cila dyshohet se ishte ndërtuar me mjete monetare të siguruara nga trafiku i lëndëve narkotike.
Burime zyrtare të policisë lokale bënë të ditur për ATSH-në se, masa e sekuestros preventive ndaj kësaj godine, që ndodhet në afërsi të vendit të emërtuar "Kalaja", në pronësi të shtetasve nga Vlora E.B dhe SH.B, ishte finalizim i një hetimi disa mujor, në saje të të cilit u provua se godina me vlerë 1.5 milionë euro është produkt i të ardhurave nga veprimtari kriminale të trafikimit të lëndëve narkotike në vendet e BE-së.
Mësohet se, ky hotel ka qenë në pronësi të shtetasit I.B, i cili humbi jetën vitin e kaluar, pas një shpërthimi të një sasie lënde eksplozive në automjetin e tij./atsh/
/Shqiptarja.com