VIDEO/ Sërish zjarr në fushën e mbetjeve në Vlorë! Dredha: Brenda javës vëmë në punë Sherishtën! Pritet t’i jepet fund gangrenës së plehrave

VLORË- Fusha e mbetjeve në periferi të Vlorës është përfshirë sërish nga flakët. Zjarri ka rënë mbrëmjen e së dielës, 23 mars, dhe ka vijuar gjatë ditës së hënë, duke shkaktuar ndotje të rëndë të ajrit.

Zjarrëfikësit dhe punëtorët e bashkisë janë në terren për izolimin e flakëve dhe shuarjen e tyre me qëllim që të mos rrezikohen banesat.

“Shërbimi zjarrfikës ka gjithë natën për izolimin e zjarrit dhe e ka mbajtur nën kontroll që të mos përhapej në të gjithë fushën por në mëngjes shpejtësia e erës përhapi flakët në veri, duke rrezikuar banesat. Për momentin situata është nën kontroll dhe po përpiqemi ta mbajmë nën kontroll për të mos u përhapur më tej”, tha Luan Kapaj, shef i zjarrëfikësve në Vlorë.

Kryetari i bashkisë së Vlorës Ermal Dredha deklaroi se gangrena e plehrave do të marrë fund, pasi së shpejti hapet landifilli i ri i Sherishtës. 

“Këto mbetje nga këtu nuk do të largohen fillimisht do të mbulohen me dhe dhe më pas do të nisë projekti me KFW që është kapsulimi. Do të bëhet ecopark. Kjo është faza e dytë. Fillimisht do të vëmë në punë Sherishtën dhe brenda kësaj jave, fundi i kësaj jave nisim me hedhjen e mbetjeve në landfildin e Sherishtës" tha Dredha. 

Landfilli i Sherishtës ndodhet 10 km larg qytetit të Vlorës dhe duhej të kishte përfunduar në vitin 2021. Tenderin për ndërtimin e tij e kishte fituar kompania “ITS” e Klodian Zotos, nën hetim për çështjen e inceneratorëve. Ngërçi 4 vjeçar duket se është zgjidhur dhe landfillin e ka marrë në pronësi Bashkia e Vlorës, e cila pritet ta vendosë në funksion brenda muajit Mars. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 10:15
Zjarri në fushën e mbetjeve/ Dredha premton fundin e 'tymit toksik' në Vlorë para se të nisë sezoni veror: Do mbyllet dhe ajo në Orikum

Kryetari i bashkisë së Vlorës në një prononcim për median nga fusha e mbetjeve premton se fillimi i sezonit do të shënojë dhe fundin e ‘tymit toksik’ për Vlorën që vijnë nga zjarret në fushën e mbetjeve. 

“Këto mbetje nga këtu nuk do të largohen fillimisht do të mbulohen me dhe dhe më pas do të nisë projekti me KFW që është kapsulimi. Do të bëhet ecopark. Kjo është faza e dytë. Fillimisht do të vëmë në punë Sherishtën dhe brenda kësaj jave, fundi i kësaj jave nisim me hedhjen e mbetjeve në landfildin e Sherishtës.
Do të merren masa dhe për landfildin këtu dhe atë në Orikum. Sezoni që do të vijë nuk do të na gjejë më as në Orikum e as këtu të jenë të përdorshme” tha Ermal Dredha.

Ora 09:17
Zjarri në fushën e mbetjeve në Vlorë, Shefi i zjarrfikësve: Era favorizon përhapjen, po përpiqemi ta mbajmë nën kontroll

Luan Kapaj, shef i zjarrëfikësve në Vlorë, thotë se zjarri u mbajt nën kontroll gjatë natës por në mëngjes u përhap i ndihmuar dhe nga era e fortë.

Shërbimi zjarrfikës ka gjithë natën për izolimin e zjarrit dhe e ka mbajtur nën kontroll që të mos përhapej në të gjithë fushën por në mëngjes shpejtësia e erës përhapi flakët në veri, duke rrezikuar banesat. Për momentin situata është nën kontroll dhe po përpiqemi ta mbajmë nën kontroll për të mos u përhapur më tej. 

Si shuhet zjarri?

"E vetmja mënyrë është mbulimi me dhe dhe lagia përsipër me ujë që të mos riaktivizohet vatra e zjarrit."
 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Vota e lire: 24/03/2025 15:07

    Qudi sì votojne akoma te njejtet ajo zone ? Shume i pergatitur Gon Shehaj ja vlen ta votojne nje idealist dhe inteligjent i krahut me prespektive. Gjithe ai tym se di si do i ulin avjonét ne tymnaje ne Aeroport

    Përgjigju
  • Xxxxxx: 24/03/2025 10:53

    Kryetar i pa afte .Pa vizion per qytetin

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës: 26 Mars, 08:02

    Sa të rëndësishme janë zgjedhjet e 11 majit për integrimin në BE?



×

Lajmi i fundit

'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit

'S'i kam bërë llogaritë për mbijetesën', Bledi Shkëmbi: Tirana e ka të vështirë kundër Bylisit