Vlorë, sherr me kaçavida mes të rinjëve, plagosen dy vëllezër

Vlorë, sherr me kaçavida mes të rinjëve, plagosen dy vëllezër

Foto ilustruese

Një tjetër konflikt për motive banale është regjistruar në qytetin e Vlorës, pranw shkollës Profesionale, ku tre të rinj kanë plagosur me mjete shpuese dy vëllezër.

Policia e Vlorës ka arrestuar në flagrancë Serxhjo Bedinaj, 23 vjeç, banues në Vlorë dhe do të procedohet penalisht në gjendje të lirë për shkak të moshës shtetasi i mitur B.B, si dhe u bë shpallja në kërkim e shtetasit, M.G., 24 vjeç, banues në Vlorë.

Të tre shtetasit e mësipërm, në lagjen “Pavarësia”, pranë shkollës së mesme profesionale, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, gjatë një konflikti fizik për motive banale kanë plagosur me mjete prerëse-shpuese, shtetasit N.A., 18 vjeç dhe E.A., 18 vjeç, (vëllezër), banues në Panaja, Vlorë, të cilët kanë marrë ndihmën e nevojshme mjekësore në spital dhe aktualisht janë jashtë rrezikut për jetën.

Po punohet për kapjen dhe ndalimin e shtetasit të shpallur në kërkim.

Materialet hetimore iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprën penale “Plagosje e rëndë me dashje, kryer në bashkëpunim”, parashikuar nga neni 88 dhe 25 i Kodit Penal.

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?

Kreshnik Spahiu: Pse Strasburgu po e zhgënjen shumë keq Partinë Demokratike?