VLORË- Një borxh i pashlyer u bë shkaku i një vrasjes së inxhinierit 55-vjeçar Armando Meshau mesditën 7 gushtit në Vlorë. Gjithçka nisi me një përplasje fizike mes Rei Metës djalit të anëtares së Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Nurihan Meta dhe viktimës Armando Meshau, që më vonë përshkallëzoi deri në vdekjen e inxhininerit.

Ngjarja e rëndë ndodhi në ambientet e një qendre interneti në lagjen “Hajro Çakërri” rreth orës 11:45.

Dyshohet se viktima është goditur me grushta.

Policia bëri të mundur arrestimin e autorit, Rei Meta 4 orë pas ngjarjes në zonën e Lungomares. Rei Meta gjithashtu figuron si punonjës në Drejtorinë e Doganave në Tiranë. 

33-vjeçari banues në Tiranë u shoqërua në ambientet e Policisë, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Blutë kanë shoqëruar disa persona për të kuptuar mbi rrethanat dhe dinamikën e ngjarjes, kryesisht njerëz të pranishëm në cilësinë e dëshmitarëve, ndërsa deçizive raportohet se do të shërbejnë mbi ngjarjen janë pamjet e kamerave të sigurisë, të cilat tashmë janë sekuestruar nga grupi hetimor.

Report Tv mëson se shkak i sherrit midis dy burrave mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer për një apartament, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet. Fillimisht midis të dyve ka pasur sharje dhe ofendime, teksa shumë shpejt gjithçka degjeneroi në dhunë, e cila rezultoi fatale për 55-vjeçarin që mbeti i vdekur pas dhunës fizike.

Raportoi për Report Tv dhe Shqiptarja.com, gazetari Armand Xhelili

1691407327_page.jpg

 

Foto nga vendi i ngjarjes, trupi i viktimës

1691411551_ArmandoMeshau.jpg

 

Viktima Armando Meshau 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 20:09
Vrau inxhinerin në Vlorë, Report Tv siguron foton e autorit! 33-vjeçari është djali i anëtares së KLP-së

1691431688_reimeta.jpeg

Personi që shikoni në foto është Rei Meta, autori i vrasjes së inxhinerit Armando Meshau në Vlorë. Gjithçka nisi me një përplasje fizike në një qendër interneti për borxhin e një apartamenti. Rei Meta përdori sende të forta duke shkaktuar vdekjen e 55-vjeçarit. Autori rezulton i biri i anëtares së KLP-së, Nurihan Meta.

Ora 19:53
Vrau inxhinierin 55-vjeçar në Vlorë, autori është djali i anëtares së KLP-së

1691431777_autori.jpg

Antarja e KLP, Nurihan Meta dhe autori Rei Meta

Autori i ngjarjes së sotme në Vlorë, vrasjes së inxhinerit 55-vjeçar Rei Meta është djali i Nurihan Metës, anëtares së KLP-së.

Gazetari i Report Tv, Armand Xhelili raporton se ngjarja ka ndodhur për motive pronësie. Prej disa vitesh autori dhe viktima kishin përplasje mes tyre për shkak të blerjes së një apartamenti

Ora 15:07
Vlorë, vrau Armando Meshaun duke e goditur me grushte, arrestohet autori

1691406485_vlore.jpg

Arrestohet autori i dyshuar i vrasjes së ndodhur sot në mesditë në Vlorë.

Armando Meshau, 55 vjeç, me profesion inxhinier, vdiq nga goditjet e me grushte të agresorit. Ngjarja e rëndë ka ndodhur në ambientet e një qendre interneti.

Report Tv mëson se shkak i sherrit midis dy burrave mendohet të ketë qenë një borxh i pashlyer, por kjo pritet të qartësohet nga hetimet.