Vlorë, sherr mes të rinjve, pranga
22-vjeçarit për armëmbajtje pa leje

Vlorë, sherr mes të rinjve, pranga<br />22-vjeçarit për armëmbajtje pa leje
VLORE - Policia e Vlorës ka arritur të parandalojë një ngjarje të rëndë mes dy grupe të rinjsh pas një sherri në një lokal muzike. Një grup të rinjsh nga Vlora janë konfliktuar me një grup tjetër të rinjsh nga qyteti i Fierit.
 
Pas ndërhyrjes së menjëhershme të policisë u ndalua sherri mes të rinjve. Pas kontrollit, policia ka arrestuar në flagrancë shtetasin Luan Bajramaj, 22 vjeç, pasi iu gjet një armë pa leje, tip pistoletë. 22-vjeçari, i lindur në Mallakastër dhe banues në Sheq të madh të Fierit, rrezikon dërnimin 7 deri në 15 vjet burg për armëmbajtje pa leje.
 
Sipas Policisë së Vlorës, arrestimi u krye brenda ambienteve të diskos.

Redaksia Online
(e.s/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    Çfare prisni nga sesioni i ri parlamentar?



×

Lajmi i fundit

Itali/ U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahin marokenin, 2 policë të plagosur

Itali/ U plagosi me thikë shokun, 40 shqiptarë në burgun e Torinos bëhen bashkë dhe rrahin marokenin, 2 policë të plagosur