Vlorë, shkatërrohet banda e
grabitësve të banesave të plazhit

Vlorë, shkatërrohet banda e<br />grabitësve të banesave të plazhit
Policia e Vlorës ka shkatërruar një bandë të grabitësve të banesave të plazhit, duke arrestuar në flagrancë 7 persona. Në kuadër të operacionit të koduar "PLANIFIKIMI" kanë rënë në pranga 6 të rinj nga Bulqiza dhe një 28-vjeçar i njohur si ''Monçja'' i Sarandës.

Blutë e Vlorës bëjnë me dije se banda e grabitësve të banesave të plazhit ka kryer një seri vjedhjesh përgjatë vijës bregdetare Himarë-Sarandë.

Sipas policisë të arrestuarit kanë kryer një seri vjedhjesh, 20 prej të cilave janë të dokumentuara. 7 të arrestuarit shfrytëzonin rastin kur turistët largoheshin nga banesat e tyre me qira dhe i hapnin me forcë ato.

Materialet e vjedhura janë monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

sendet e sekuestruara nga policia
(Sendet e sekuestrura nga policia)

sendet e sekuestruara nga policia
(Sendet e sekuestrura nga policia)

Deklarata e plotë e policisë së Vlorës

"Policia e Vlorës shkatërron bandën e grabitësve të banesave të plazhit, të cilët kanë kryer një seri vjedhjesh përgjatë vijës bregdetare Himarë-Sarandë !

Finalizohet operacioni i koduar "PLANIFIKIMI" !

Arrestohen në flagrancë nga Policia, një grup-bashkëpunëtorësh prej 7 personash:

1- Jurgen Balliu, 21 vjeç, banues në Bulqizë.

2- Andrea Miha, 24 vjeç, banues në Bulqizë.

3- Ertigen Alla, 19 vjeç, banues në Bulqizë.

4- Algert Disha, 20 vjeç, banues në Bulqizë.

5- Hasan Toska, 21 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.

6- G.D., 16 vjeç, lindur në Bulqizë, banues në Tiranë.

7- Edmond Abazi, 28 vjeç, banues në Sarandë.

Bëjmë me dije se, shtetasi Edmond Abazi, njihej gjithashtu me pseudonimin "Monçja", pasi duke qenë njohës i mirë i terrenit, mundësonte gjetjen e banesave dhe orientonte grupin për të kryer vjedhjet dhe shitjen e sendeve të vjedhura.

Policisë e Vlorës, ka bërë të mundur finalizimin e këtij operacioni, ku nëpërmjet tij janë vënë në pranga shtetasit e lartpërmendur, të cilët në bashkëpumim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë kryer një seri vjedhjesh (20 prej tyre të dokumentuara), duke hapur me forcë banesat e plazhit dhe konkretisht duke përfituar momentin kur pushuesit (turistët) largoheshin nga banesat e tyre (me qera).

Gjatë një pune hetimore prej 2-muajsh, Policia e Vlorës ka bërë zbulimin e disa vjedhjeve (banesash por edhe lokalesh apo automjetesh) në të gjithë vijën bregdetare duke filluar nga Himara, fshatrat turistikë përreth, deri në Sarandë (Ksamil), me qëllim shitjen e sendeve të vjedhura për përfitime vetjake ose në grup.

Materiale kryesore të vjedhura kanë rezultuar të tipit: monedha, bizhuteri, vlera monetare (lekë), aparatë celularë,,, dhe një pjesë e tyre janë të sekuestruara në cilësinë e provës materiale.

Dyshohet se këta shtetas kanë kryer edhe 15 vjedhje të tjera, për të cilat po punohet për dokumentimin e plotë të tyre.

Policia ka bërë të mundur shkatërrimin e kësaj "bande grabitëse" të cilët ishin kthyer në një makth frike për pushuesit vendas dhe të huaj pranë këtyre zonave turistike.

Gjithashtu, Policia do të vijojë hetimet për zbulimin e autorëve të tjerë të implikuar në vjedhje të tjera, me qëllim ndëshkimin e tyre dhe vendosjen para përgjegjësisë ligjore."


Readaksia Online
Al.Ç/Shqiptarja.com


 

  • Sondazhi i ditës:
    26 Dhjetor, 08:05

    Si ka qenë për ju viti 2024?



×

Lajmi i fundit

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT

Vendimet e Qeverisë/ Vlerësohen me pension të posaçëm shtetëror 15 personalitete nga fusha e artit, kulturës, muzikës dhe sportit! Ja sa do marrin dhe EMRAT