Dy automjete janë shkrumbuar gjatë natës së kaluar në Vlorë. Ngjarja ka ndodhur në fshatin Bunavi, në vendin e quajtur ‘Kthesa e Bushajve’, ndërsa nuk dihen ende shkaqet e djegies së dy makinave.

Policia njofton se janë djegur një furgon, në pronësi të shtetasit A. A., i cili e ka denoncuar mjetin e tij si të vjedhur, si dhe një mjet tip 'Golf', që rezulton me targat e një tjetër mjeti. Ndërkohë, vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga informacionet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.


Golfi i djegur


Furgoni i djegur

Informacioni paraprak i policisë:
Më datë 12.05.2018, Salla Operative Vlorë, është njoftuar se në fshatin Bunavi janë gjendur të djegur një mjet fugon në pronësi të shtetasit A.A., të cilin sot e ka denoncuar mjetin të vjedhur si dhe një mjet tip ''Golf'', i cili rezulton me targat e një tjetër mjeti.

Grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje dhe ka nisur punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorëve.

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 09:50
VIDEO/ Si u shkrumbuan plotësisht furgoni dhe 'Golf-i' në Vlorë

Report Tv ka siguruar foto dhe video nga dy mjetet e djegura në fshatin Bunavi të Vlorës. Siç shihet nga pamjet, furgoni dhe mjeti tip ‘Golf’ janë shkrumbuar plotësisht nga flakët.

Policia njoftoi pak më parë se janë djegur një furgon, në pronësi të shtetasit A. A., i cili e ka denoncuar mjetin e tij si të vjedhur, si dhe një mjet tip 'Golf', që rezulton me targat e një tjetër mjeti. Ndërkohë, vijojnë hetimet nga ana e policisë për zbardhjen e plotë të ngjarjes. Nga informacionet e para dyshohet për zjarrvënie të qëllimshme.