Vlorë e Tropojë/ Dy banesa objektiv i shpërthimeve me lëndë plasëse! Vetëm dëme materiale
Dy shpërthime me lëndë plasëse janë regjistruar gjatë orëve të para të mëngjesit të sotëm. Njëra në Orikum të Vlorës, ku objektiv ishte banesa e një 68 vjeçareje që jetonte e vetme. Ndërsa në Tropojë objektiv ishte një banesë në fshatin Mserr.
Vlore- Një sasi e vogël lënde plasëse artizanale ka shpërthuar sot, rreth orës 02:00, në verandën e një banese në Orikum të Vlorës.Shpërthimi ka ndodhur rreth orës 02:00 të mëngjesit të sotëm.
Banesa ishte në pronësi të Elansi Bellos, 68 vjeçe e cila jetonte e vetme.
Dyshohet se ka shpërthyer një sasi e vogël lëndë plasëse artizanale dhe si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale, informoi sot policia
Edhe në Tropojë një lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të një banese në fshatin Mserr të Tropojës mbrëmjen e djeshme. Sipas policisë nga shpërthimi pranë banesës së A.P. ka pasur vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor po punon për dokumentimin e plotë të ngjarjeve, identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 08:43
Tropojë/ Shpërthen lëndë plasëse pranë një banese! Shkaktohen dëme materiale
TROPOJË - Një lëndë plasëse ka shpërthyer në afërsi të një banese në fshatin Mserr të Tropojës mbrëmjen e djeshme.
Sipas policisë nga shpërthimi pranë banesës së A.P., janë shkaktuar vetëm dëme materiale.
Ndërkohë grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e autorit/ëve.
'Rreth orës 22:30, në afërsi të banesës së shtetasit A. P., në fshatin Mserr, dyshohet se ka shpërthyer një lëndë plasëse. Si pasojë janë shkaktuar dëme të vogla materiale në ambientet e jashtme të kësaj banese.
Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për zbardhjen e rrethanave të rastit, si dhe për identifikimin e kapjen e autorit/ëve.', njofton policia.