Vlorë, Shpëtim Gjika pranon:
Firmosa pa miratimin e KRT

Vlorë, Shpëtim Gjika pranon:<br />Firmosa pa miratimin e KRT
TIRANE- Shpëtim Gjika, kryebashkiaku i Vlorës, duket se ka bërë autogol gjatë periudhës së hetimit të çështjes në ngarkim të tij nga ana e prokurorisë. Prokurorë dhe oficerë të njësisë Task-Forcë, pranë prokurorisë së Vlorës, e kanë pyetur Gjikën tre herë për çështjen e ndërtimit të dy pallateve dhe se në të treja dëshmitë, që tashmë janë administruar në dosjen hetimore, Shpëtim Gjika ka pranuar se ai kishte lëshuar lejën e ndërtimit, por që në fakt atë nuk e kishte kaluar në votëbesim.

Sipas tre deklarimeve të Gjikës të dhëna në prokurorinë e Vlorës, kryebashkiaku pranon se ka lëshuar për personat, pronarë të truallit vërtetim për lejë ndërtimi, por në fakt ky veprim sipas tij është keqpërdorur nga të pandehurit e tjerë të kësaj çështje dhe administratorët e dy firmave të ndërtimit, të cilët nëpërmjet këtij dokumenti kanë filluar punimet për hapjen e gropave dhe njëherësh kanë filluar ndërtimin e objeketve. Pyetjes së prokurorëve të njësisë hetimore, Task-Forcë Vlorë, se persë kryebashkiaku Gjika nuk ka ndaluar punimet e këtyre dy objekteve, nëpërmjet inspektoriatik ndërtimor të bashkisë dhe policisë Bashkiake, Shpëtim Gjika në një rast, ka dhënë përgjigjen se nuk i janë paraqitur si raste të shkeljes urbanistike. Mirëpo, kjo përgjigje sipas akuzës së Vlorës, është kontradiktore dhe me dy deklarimet e tjera, që Gjika ka dhënë në prokurori. Sipas akuzës në dy vendimet e KKRT që gazeta Shqiptarja.com i disponon nuk është marrë asnjë vendim për lejë ndërtimi pallati.

3 herë dëshmi
Kryebashkiaku Gjika, gjatë fazës së hetimit të dosjes nga prokuroria ka qënë tepër bashkëpunues me hetuesit, të cilët e kanë thirur tre herë, dhe në të treja rastet Shpëtim Gjika është paraqitur në prokurori ku ka dhënë deklarime. Burimet shprehen se në dëshminë e tij, Gjika flet duke pranuar se ka lëshuar një vërtetim për leje ndërtimi, me pretendimin se në ditët në vijim, çështjen do e kalonte për diskutimin dhe votëbesim në mbledhjen e KKRT-së. Më tej Gjika, nënvizon në dëshminë para prokurorëve se ai deri këtu ska kryer asnjë shkelje, por I vetmi document që është lëshuar me firmën e tij, është keqinterpretuar nga personat Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati, Mustafa Tartari Blerdi Liçaj,Gëzim Feta dhe Gentian Sherifaj, të cilët në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vendosur të fillojnë punimet.

Pikërisht këtë veprim, Gjika e ka quajtur të paligjshëm, por jo nga ana e tij, por nga ana e ndërtuesve dhe pronarëve të tokës, që kanë keqpërdorur dokumentacionin e tij, duke e paraqitur atë si leje ndërtimi, kur në fakt sipas Gjikës, nuk ishte një e tillë. Mirëpo edhe pse punimet janë kryer në mes të ditës dhe në sy të inspektorëve të ndërtimit në Bashkinë e Vlorës, vetë Shpëtim Gjika, nuk ka marrë asnjë masë për parandalimin e këtyre ndërtimeve apo pezullimin e punimeve, kur një gjë e tillë është bërë pak muaj më parë pas një vendimi sekuestro, të marrë nga prokuroria e Vlorës.

Drejtori fitoi lejë
Njëri nga personat që ka përfituar nga veprimet e dyshimta të kryebashkiakut Gjika, është i pandehuri Gentian Sherifaj, administrator i kompanisë “Enbio Shpk”. Mirëpo, Sherifaj nga hulumtimet e prokurorisë ka rezultuar se është vartësi i Shpëtim Gjikës, pasi në bashki mban postin e Drejtorit të Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve. Ky fakt e rëndon akoma dhe më tepër situatën, pasi leja e ndërtimit në teritorin e portit, është marrë nga një punonjës bashkie, dhe më konkretisht nga Drejtori i Infrastrukturës dhe Zbatimit të Projekteve në qytetin e Vlorës.
 
Shkrimi u publikua sot (29.10.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?



×

Lajmi i fundit

'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh

'Për herë të parë në det', Arbër Hajdari publikon foton me të bijën në plazh