Vlorë, Shpëtim Gjika: Unë jam
i pafajshëm, do flas në gjykatë

Vlorë, Shpëtim Gjika: Unë jam<br />i pafajshëm, do flas në gjykatë
VLORË - Kryetari i Bashkisë së Vlorës, Shpëtim Gjika i cili është dërguar në gjykatë për falsifikim dokumentesh, ka deklaruar se është i pafajshëm. Për herë të parë, kryebashkiaku i Vlorës është shprehur publikisht në lidhje me akuzat që janë bërë ndaj tij, për shpërdorim detyre.

Ndërkaq është mësuar që seanca e parë ndaj Shpëtim Gjikës do të mbahet ditën e premte në datën 15 nëntor 2013. Gjyqtare e çështjes Gjika është caktuar Anastasi Shehu.
 
“Jam i pafajshëm dhe do të shprehem qartë për gjithçka ditën e premte në sallën e gjyqit. Deri më tani kam hezituar të dal të flas sepse çdo gjëje do ti përgjigjem vetëm gjykatës”, ka deklaruar Shpëtim Gjika, i cili u morr i pandehur në 25 tetor të këtij viti.

GJIKA: DO JEM NE SALLEN E GJYQIT
“Përderisa unë deri më sot kam qëndruar i heshtur, kjo nuk do të të thotë se këto akuza qëndrojnë,  por duke qenë një njeri që respekton ligjin dhe institucionet, sigurisht që fjala dhe qëndrimi im do të jetë aty, ku institucioni i gjyqësorit do të japë fjalën me vendimin e tij”, tha kreu i Bashkisë së Vlorës duke ju referuar çështjes që tashme do të nisë gjykimin javën tjetër.

Duke saktësuar se, gjyqi ndaj tij do të nisë ditën e premte në date 15 nëntor, ora 11:00, Gjika ka theksuar se do të jetë i pranishëm në seancë, duke respektuar institucionet. “Unë nuk kam folur, kanë folur faktet dhe letrat të cilat janë përfaqësuar nga avokati që përfaqëson çështjen time dhe patjetër që do jem në sallen e gjyqit si njeri që ka respektuar deri tani institucionet e shtetit, ligjet e shtetit dhe patjeter që do të jem në sallën e gjyqit në shenjë respekti për punën time, qëndrimin tim, ndërgjegjen time dhe sigurisht për institucionin e gjyqesorit”, ka deklaruar Gjika.
 
Kryetari i Bashkisë Vlorë, Shpëtim Gjika ishte prezent tek Teatrit i qytetit ku grupi i valleve "Aulona Folk", ka organizuar një aktivitet në mbrojtje të tij.

PËR ÇFARË AKUZOHET SHPËTIM GJIKA
Prokuroria e Përgjithshme në datën 27 tetor 2013 doli në një deklaratë ku bëri të ditur që kryebashkiaku i Vlorës, ishte dërguar për gjykim.
"Pas një hetimi, të nisur në shkurt 2013, prokuroria e Vlorës arriti të provonte se i pandehuri Shpëtim Gjika, në cilësinë e Kryetarit të KRRT-së së Bashkisë Vlorë, në bashkëpunim më të pandehurën Eleni Dardhaj, në cilësinë e punonjëses në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, kanë falsifikuar përmbajtjen e dy proces verbaleve të mbledhjes së KRRT-së së Bashkisë Vlorë, përkatësisht të datës 24.03.2010 dhe 15.07.2010.
 
Këto dokumenta, të prodhuara nga dy të pandehurit, kanë në përmbajtje të tyre rrethana të rreme. Dy lejet e ndërtimit që përmenden në këto dokumenta sikur janë marrë në shqyrtim dhe janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë, në të vërtetë nuk janë shqyrtuar dhe nuk janë miratuar nga KRRT-ja e Bashkisë Vlorë."- thuhet në deklaratën e prokurorisë.
 
Të pandehurit Shpëtim Gjika dhe Eleni Dardhaj janë akuzuar për kryerjen e veprës penale “falsifikimi i dokumentave”, të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.

shpetim gjika, Florinda Ballauri
(Në foto: Shpëtim Gjika dhe Florinda Ballauri,drejtoreshë e kabinetit të Prokurorit të Përgjithshëm,Adriatik Llalla)

KUSH JANE NDERTIMET E PALIGJSHME
Bëhet fjalë për ndërtimin e dy komplekseve banimi:
1-Kompleks banimi dhe shërbimi 13-kate me parkim nëntokë të ndërtuar në bulevardin qendror të Vlorës,në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat" në Skelë ku nuk lejohet ndërtimi. Pronarë të kompleksit janë  që janë marrë si të pandehur janë Aleks Ahmetaj, Artan Ferrati  dhe Mustafa Tartari, me subjekt ndërtues “Deco System” sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Blerdi Liçaj.
 
"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm, ndodhet në bulevardin qëndror Vlorë-Skelë, në afërsi të Teatrit “Petro Marko”, në vëndin e quajtur “Tre Rasat”, Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."- tha Ballauri.
 
2- Godinë banimi dhe shërbimi 2-6 kate+papagingo, me një kat nëntokë, në lagjen Pavarësia, me pronar trualli të pandehurin Gëzim Feta e subjekt ndërtues EN-BJO sh.p.k, me përfaqësues ligjor të pandehurin Gentian Sherifaj.
 
"Vendi për të cilin, sipas këtij dokumenti të rremë, është lejuar kryerja e ndërtimit të mësipërm ndodhet në lagjen “Pavarësia”, brenda territorit të Portit Detar Vlorë. Duhet theksuar se në këtë zonë nuk lejohet të ndërtohet."
 
shpetim gjika ndertesat
(Në foto: pallatet për të cilët akuzohet Shpëtim Gjika)

Të pandehurit janë:
Shpetim Gjika kryetar i bashkise Vlorë- akuzohet për "falsifikim dokumentave" të kryer në bashkëpunim, të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.
 
Eleni Dardhaj punonjëse në Drejtorinë e Planifikimit të Territorit pranë Bashkisë Vlorë, akuzohet për "Falsifikim të dokumentave" të kryer dy herë, të parashikuar nga neni 186/3 dhe 25 të K.Penal.
 
Mustafa Tartari, Artan Ferati Aleks Ahmataj, tre pronarët e 3 katëshit  akuzohen për “ndërtim të paligjshëm"të kryer në bashkëpunim, të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.
 
Gëzim Feta, Gentian Sherifaj dhe Blerdi Licaj “falsifikimi i dokumentave” dhe “ndërtimi i paligjshëm" të kryer në bashkëpunim të parashikuara nga neni 199/a/1 e 25 të K.Penal.
 
Prokuroria e Vlorës po vijon hetimin edhe për disa raste ndërtimesh të tjera të paligjshme, ku dyshohet se janë të përfshirë subjekte të ndryshëm ndërtues dhe drejtues të zyrës së ALUIZNI-t të këtij qyteti.

 

Ja vendimet e KKRT nuk ben fjale per leje ndertimi

  • Sondazhi i ditës:

    'Rasti Qefalia', a fshihen gjobat pas akuzave të Këlliçit, Nokës, opozitës?



×

Lajmi i fundit

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë

Këshilli Bashkiak miraton projektin e ri “Ecole 24”: Kurse falas në teknologji për të rinjtë