Prokurori i Vlorës Kledian Llaho është qëlluar me kokë nga një qytetar Vlonjat, brenda prokurorisë ku ai ushtron detyrën e tij. Llaho mësohet te këtë njoftuar shtetasin Viktor Sherifaj, për tu paraqitur në prokurori me qëllim për tu njohur me vendimin e pushimit të kallëzimit penal, që ai kishte bërë pak muaj më parë.

Çështja kishte të bënte për një pronë e cila dyshohet se ishte përfituar me dokumenta fallso dhe njëherësh ishte marrë kompesim financiar nga shteti. Hetimet nga ana e prokurorit Llaho janë ndjekur për akuzën e “Pastrimit të produkteve të veprës penale”, ku pas shumë verifikimeve të kryera ka rezultuar se nuk kishte vepër penale, dhe për pasojë është marrë vendimin për pushimin e hetimeve. Për këtë vendimarje, Sherifaj ka dashur të takojë dhe kryeprokurorin e Vlorës Ardian Ylli, por mësohet se ky i fundit ka refuzuar ta presë në takim.

Debati e përplasja në zyrën e Llahos
Por me këtë vendimarje të prokurorit Llaho, nuk ka qënë dakord shtetasi Sherifaj, i cili brenda në zyrë ka filluar të bërtasë dhe kërcënojë prokurorin e ccështjes, duke i thënë se shumë shpejt do derdhet gjak shumë për këtë ccështje. Por prokurori ka ndërhyrë, duke i kërkuar që të dalë nga zyra me qetësi dhe të largohet nga prokuroria, pasi tashmë qytetari kishte marrë dijeni për vendimin e pushimit të hetimeve. Por edhe pse ka dalë jashtë nga zyra, Sherifaj ka vijuar të qëndrojë në korridorin e prokurorisë, duke bërtitur dhe ofenduar rëndë prokurorin.

Situata është përkeqësuar akoma dhe më tepër pasi në korridor kanë dalë dhe prokurorë të tjerë, të cilët dëgjonin sharjet dhe ofendimet. Mësohet se prokurori Llaho i ka kërkuar Sherifajt që të ulte zërin dhe të dilte urgjentisht jashtë, pasi në të kundërt do njoftonte policinë. Por në këtë moment Sherifaj i është afruar prokurorit duke e goditur këtë të fundit me kokë në hundë. Nga kjo goditje, Llaha ka marrë një lëndim të lehtë në hundë, ndërkohë dhe është gjakosur. E gjithë skena është parë dhe nga prokurorë të tjerë. Menjëherë është njoftuar policia e Vlorës, e cila ka bërë arrestimin në flagrancë të Sherifajt, duke e akuzuar këtë të fundit për “Goditje për shkak të detyrës” dhe “plagosjes së lehtë me dashje”.

Gjykata e Fierit e mbyll në qeli
Pas arrestimit, materialet hetimore kundër Viktor Sherifajt i janë dërguar prokurorisë së Fierit, pasi në Vlorë ccështja penale nuk mund të ndiqej për shkak të moskopetencës. Ditën e djeshme Sherifaj ka dalë para gjykatës së Fierit ku është njohur më masën e sigurisë “arrest me burg”. Këtë masë sigurie,ka kërkuar prokurori i ccështjes, kërkesë e cila është pranuar nga gjykata e Fierit.

d.b/shqiptarja.com