VLORË- Një 63-vjeçar është arrestuar pasi nuk ka respektuar rregullat e mbrojtjes në punë.
Siç njofton policia, 63-vjeçari së bashku me dy punëtorë të tjerë teksa ishin duke instaluar një sobë me gaz në hotelin "Castelo", ka shpërthyer, e për pasojë është dëmtuar lehtë ai vetë së bashku e dy punëtorët, 38-vjeçari E.S dhe 20-vjeçarin Xh.Dh.
Ky i fundit është dërguar në Spitalin Ushtarak Tiranë për mjekim më të specializuar.
Komento