VLORE - Moti i keq dhe deti shumë i trazuar ditën e sotme ka shkaktuar probleme në ankorimin dhe përpunimin e trageteve të Linjës Brindizi Vlorë, si dhe të pezullimin e përpunimit të anijeve tregtare si dhe të peshkarexhave të peshkimit.
Për shkak të dallgëve të mëdha, të cilat arrinin në det të hapur nga 6 deri në 7 ballë si dhe erës me shpejtësi 14 deri në 16 metër për sekondë, trageti ka ardhur në portin e Vlorës me një orë vonesë, si dhe me shumë vështirësi ka kryer përpunimin e pasagjerëve dhe më pas ka dal në rad për tu siguruar nga ndonjë përplasje e mundshme.
Në orën 14 :00 trageti është nisur përsëri në drejtim të portit të Brindizit por pa pasagjerë sepse nuk mundi të hyjë në kalatë mbas disa tentativash. Pasagjerët të cilët kishin prerë biletat dhe planifikuar të udhëtonin me tragetin e linjës Vlorë Brindizi do të udhëtojnë me tragetet e nisur nga Durrësi .
Era e fuqishme ka shkaktuar rrëzimin e disa pemëve dhe disa banderolave dhe të disa reklamave të mëdha për gjatë rrugës Skelë-Uji i ftohtë, duke rrezikuar dhe jetën e qytetarëve që kanë kaluar në bulevard. Gjithashtu janë shkaktuar dhe dëme të tjera në thyerjen e disa xhave të disa njësive tregtare apo private. Anijet tregtare dhe ato peshkarexhe ende janë të ankoruara në det të hapur, në pritje të rënies së dallgëve të detit dhe të erës së fuqishme, e cila pritet të bjerë në orët e mbrëmjes.
(Gre.M/Shqiptarja.com)
/Shqiptarja.com