Të shumtë janë qytetarët që presin për të bërë dozën e tretë të vaksinës në qendrën shëndetësore të lagjes 1 Maji në Vlorë...
Mjekja Rajmonda Zotaj shprehet se paraqiten çdo ditë rreth 20 persona të moshës 60 vjeç e lart që paraqiten për dozën e tretë.
"Ka interes për vaksinat, ne kemi nxjerr fashat e vaksinimit dhe të parët që po vijnë janë ata të moshës mbi 70 vjec e lart që kanë bërë vaksinat e para që në shkurt dhe mars. Një pjesë e mirë janë lajmëruar nga mjeku i familjes por edhe vijnë vetë qytetarët që paraqiten për dozën e tretë", u shpreh Zotaj.
Sipas saj vaksina përforcuese po aplikohet në popullsinë mbi 60 vjeç dhe tek ata persona që kanë mbi 6 muaj nga marrja e dozës së dytë. Sa i takon vaksinimit të fëmijëve po bëhen përgatitje,por ende vaksinimi nuk ka startuar.
"Mjekët pediatër kanë përpiluar listat e fëmijëve të moshës 12-15 që janë me sëmundje kronike, nuk ka interes deri tani nga fëmijët, ne kemi përpiluar listat dhe do njoftojmë prindërit", shtoi ajo.
Qytetarë shprehen se e bëjnë me dëshirë dozën e tretë dhe besojnë tek efekti i vaksinës në shëndetin e tyre .
"Duhet t'ia dimë vlerën vaksinës sepse e parandalon sëmundjen. Dy të parat i kam bërë dhe ndjehem mirë. U bëj thirrje të gjithëve të vijnë të bëjnë vaksinën dhe të mos neglizhojnë. Unë e bëj për shëndetin tim", thanë të moshuarit.
Ndryshe mendon shtetasi amerikan i cili ka ardhur të kryejë vaksinën sepse green pass i shërben për të udhëtuar.
"Kam për të udhëtuar drejt Argjentinës dhe më duhet vaksina dhe PCR test. Nuk kam dëshirë ta bëj por këto janë rregullat e shteteve", u shpreh ai.
Në Vlorë aplikimi i dozës së tretë të vaksinës nisi dy ditë me vonesë, por interesi duket se është i lartë.
/SI.E./Shqiptarja.com
Sondazhi i ditës:
18 Shkurt, 07:09
Sulmet nga Berisha, sipas jush a rrezikon SPAK të shkrihet?
-
Po
51.8%
-
Jo
44.8%
-
Nuk e di
3.5%
Vota total: 5101
Votat totale janë unike
Lajme të tjera
-
Rrugorja e Vlorës bën bilancin/ Shpejtësi tej normave dhe alkool: 266 shkelje në 3 ditë
18 Shkurt, 14:43
-
Vlorë/ Thyen xhamat e marketit për të vjedhur, hajdutët ‘shkëmbehen’ me pronarin! 2 në pranga, në hetim i mituri (VIDEO)
18 Shkurt, 13:58
-
Vlorë/ Vodhi një shumë parash në lokalin ku kishte punuar, arrestohet 17-vjeçari (VIDEO)
17 Shkurt, 15:34
-
Zvërneci, magji edhe në dimër, vërshim turistësh të huaj! Italianët ua sugjerojnë miqve të tyre, lituanezët: Manastiri mahnitës, deti një mrekulli
16 Shkurt, 15:26
-
Aksion ‘blic’ në Vlorë, operacion për kapjen e personave me precedent kriminal, ata që lëvizin me armë dhe automjete të vjedhura! Një i ndaluar
16 Shkurt, 12:26
-
Vlorë/ Rëshqitja e gurëve dëmtoi 5 banesa te ‘Uji i Ftohtë’! Banorët: Bien inerte, jetojmë me frikë! Shkak, punimet e ‘Gener 2’ në Bypass
15 Shkurt, 18:16
-
Vjosa ‘përpin’ tokat në Novoselë, Bordi i Kullimit zbret në terren pas lajmit në Report TV, Hasanaj: Projekt për pritat mbrojtëse
14 Shkurt, 17:58
-
Vlorë/ Të dehur në timon, Policia Rrugore arreston 3 shoferët! Një tjetër hetohet pasi aksidentoi këmbësorin (VIDEO)
14 Shkurt, 14:14
-
Vlorë/ Plaçkitën lokalin dhe turistin amerikan, arrestohen 2 persona të dyshuar! Kamerat e sigurisë i tradhtuan (VIDEO)
14 Shkurt, 09:40
-
Vlorë/ Arrestohet shoferi 54-vjeçar, në bagazhin e taksisë iu gjet një automtatik 4 ditë më parë! Bashkëpunoi me një 17-vjeçar për të trafikuar armën
13 Shkurt, 15:50
-
Vlorë/ Bashkia, aksion për lirimin e rrugëve nga parkimet e gabuara dhe abuzive! Masa edhe ndaj atyre që i përdorin për përfitime të paligjshme
13 Shkurt, 15:21
-
Sarandë, u përfituan me dokumente false, konfiskohen pasuri me vlerë 15 mln € në bregdet
13 Shkurt, 11:51
Bravo dok Monda.profesioniste humane dhe nje grua zonje ku vlen e meriton te vlersohet edhe me shume.per te tille njerez ka nevoje mjeksia.te falenderojme.
Përgjigju