VLORË-  Ditën e sotme, rreth orës 08:40, një pushuese rreth 50-vjeçe rrezikoi të mbytej teksa po lahej në detnë afërsi të "Plazhit të Vjetër".

Mësohet se ajo është mundur të nxirret në breg nga pushuesit e tjerë të cilët i kanë dhënë dhe ndihmë e parë.

Pushuesja e cila rrezikoi të mbytej është dërguar me urgjencë në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.

"Sot, rreth orës 08:40, në afërsi të "Plazhit të Vjetër", një shtetase ende e paidentifikuar, rreth 50 vjeçe, ka rrezikuar të mbytet në det. Kjo shtetase është transportuar në spitalin e Vlorës dhe ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore. Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.", njofton Policia.