VLORË- Bledar Ukshini, 31-vjeç dhe Ardit Qamluku, 21-vjeç janë arrestuar nga policia e Vlorës, pasi u kapën me 3 mina me telekomandë, të montuara me lëndë të dyshuar eksplozive plastike C4, të lidhura me aparat celular, për t’u komanduar në distancë.
Sipas policisë dyshohet se 2 të rinjtë, që u prangosën në një lokal, në lagjen “28 Nëntori”, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, do t’i shisnin minat, për llogari të një grupi kriminal, kundrejt çmimit 10 000 euro.
Në bashkëpunim me Prokurorinë, po vijojnë hetimet për dokumentimin e plotë të kësaj veprimtarie kriminale dhe për vënien para përgjegjësisë ligjore të personave të tjerë të përfshirë.
Bledar Ukshini, 31-vjeç dhe Ardit Qamluku, 21-vjeç, të dy lindur në Pukë dhe banues në Tiranë, u arrestuan për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”.
Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Vlorë, për veprime të mëtejshm.
O polici e degjeneru e korputu po pse si lat ku do i shisnin kujt grup kriminal e ti kapnit te gjithe bashke po kapni vetem ata
Përgjigju