Mësohet se 2 pako me kanabis janë gjetur në bregun e detit në zonën e quajtur "Shën Jani". Ka qenë kjo një indicie që policia të niste krehjen e zonës ujore dhe tokësore.
Pas kontrollit, rreth 700 m larg nga bregu i detit, në ujë u gjetën edhe 22 pako të tjera të madhësive të ndryshme me kanabis.
Policia njofton se 24 pakot me peshë prej 368 kg kanabis janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale e ndërsa vazhdojnë hetimet për kapjen e autorëve përgjegjës në lidhje me këtë ngjarje.
[gallery]21865[/gallery]
Redaksia Online
(B.K/Shqiptarja.com)