Vlorë, tritol dyqanit të mobilieve
s'ka të lënduar, dëme materiale

Vlorë, tritol dyqanit të mobilieve<br />s'ka të lënduar, dëme materiale<br /><br>
VLORË- Një shpërthim tritoli ka ndodhur mbrëmjen e të shtunës rreth orës 23:15 në lagjen “Lef Sallata". Sipas informacioneve paraprake tritoli është vënë në katin e parë të një mobilerie dhe për fat të mirë nuk ka të lënduar, por vetëm dëme materiale.

Dëme materiale ka edhe në bizneset pranë vendit ku ndodhi shpërthimi, ndërkohë në pamjet e siguruara nga Report Tv shihen dëmet që janë shkaktuar nga shpërthimi i tritolit ku pjesa e hyrjes së mobilerisë është shkatërruar nga shpërthimi i fuqishëm. Policia shkoi në vendngjarje dhe rrethoi zonën ku ndodhi shpërthimi dhe vijon punën për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e autorit. 

Blutë ngritën postoblloqe në hyrje dhe dalje të qytetit të Vlorës por pa mundur që të bien në gjurmët e autorëve.  

[gallery]25284[/gallery]

Vlorë-Informacion paraprak
Më datë 06.01.2018, Salla Operative Vlorë është njoftuar se në lagjen ''Lef Sallata'', është dëgjuar një zhurmë në formë shpërthimi.

Menjëherë pranë vendit të ngjarjes janë dërguar shërbimet policore ku kanë konstatuar se në derën e jashtme të një objekti bosh ka shpërthyer një sasi lënde eksplozive.

Prej shpërthimit janë shkaktuar dëme materiale në pjesën e jashtme të objektit. Sqarojmë se objekti më parë ka shërbyer si mobileri. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes dhe identifikimin e kapjen e autorit/ve të cilët mund të kenë vendosur lëndën eksplozive.

Redaksia Online
Xh.F/Er.K/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    FSHF rinovon kontratën me trajnerin e Kombëtares Sylvinho, a jeni dakord?



×

Lajmi i fundit

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij

Çuçi: Veliaj është ka mbështetjen absolute të grupit të PS! S’e bën pis asnjë lloj balte që hidhet ndaj tij