Vlorë - Një punonjës i Ujësjellësit, i identifikuar si Arjan Agalliu, 55 vjeç ka rënë në greminë në Malin e Çikës në Himarë. Ai ishte duke punuar te burimet e ujit në atë zonë.
Rreth orës 11:20, mbërriti njoftimi në sallën operative të DVP Vlorë se disa punonjës të Ujësjellësit në Bashkinë Himarë, ndodheshin në malin e Çikës.
Forcat e zjarrfikësve të Himarës dhe helikopteri i kanë ardhur në ndihmë 55 vjeçarit Arjan Agalliu. Ndërkohë ka mbërritur edhe helikopteri që e transportoi drejt Tiranës për trajtim më të specializuar mjekësor.

Ka mbërritur helikopteri në Malin e Çikës për të marrë punonjësin e Ujësjellësit që u rrëzua në greminë. Ai do të dërgohet me urgjencë në spital për të marrë trajtim mjekësor.
Komente

