Vlorë/ U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në makinë, 25-vjeçari dyshohet se u qëllua nga pasagjeri, disa persona të shoqëruar

Vlorë/ U gjet i ekzekutuar me plumb në kokë në makinë, 25-vjeçari dyshohet se u qëllua nga pasagjeri, disa persona të shoqëruar

Viktima Xhulian Bullari

Të tjera detaje janë publikuar sot në lidhje me ngjarjen e rëndë që u regjistrua një ditë më parë në fshatin Babicë të Vlorës, ku u gjet i ekzekutuar me një plumb në kokë në makinë 25-vjeçari Xhulian Bullari.

Dyshohet se Bullari u qëllua nga pasagjeri me të cilin po udhëtonte në automjet. Bëhet me dije se Policia ka shoqëruar disa persona, që mund të kenë dijeni mbi ngjarjen.

I riu Xhuliano Bullari u gjet i vdekur nga banorët e zonës mëngjesin e djeshëm, rreth orës 07: 35, në aksin Vlorë-Babicë, në një makinë tip 'Fiat Punto' me targa false TR 3437 R, që rezulton në pronësi të një gruaje.

Sipas ekspertizës mjeko ligjore, 25-vjaçari dyshohet se ka ndërruar jetë rreth orës 21.00 të mbrëmjes së të premtes.

Bullari, nga Elbasani, u qëllua 3 herë me pistoletë nga krahu i pasagjerit por një plumb e kapi në kokë, duke i shkaktuar vdekjen e menjëhershme.

Janë ngritur dyshime se deri në vendin ku u ekzekutua, viktima ka qenë i shoqëruar me persona të njohur, por nuk ka ende nje pistë për ngjarjen.

Babai i viktimës deklaroi një ditë më parë prapa kamerave se djali i tij ishte larguar nga shtëpia e tyre në Babrru të Tiranës rreth orës 18.00 apo 19.00 të pasdites së të premtes, si zakonisht për të pirë kafe. Ndërsa theksoi se nuk dinin që ai të kishte konflikte dhe se i riu priste të shkonte te i vëllai në Gjermani dhe se me Vlorën nuk e lidhte asgjë.

Viktima Xhulian Bullari rezulton emër i njohur për policinë, pasi ka qenë arrestuar më parë për akuzën e “Dhënies ndihmë për kalim të paligjshëm të kufirit” të shtetasve sirianë.

 

Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja