Vlorë/ U kapën me 3.4 kg kokainë e heroinë, arrest me burg për 2 të arrestuarit

Vlorë/ U kapën me 3.4 kg kokainë e heroinë, arrest me burg për 2 të arrestuarit

Kokaina e sekuestruar

VLORE- Gjykata e qytetit vendosi sot masën e sigurisë “Arrest në burg” për shtetasit Kujtim Metaj dhe Viktor Jaupaj.

Të dy shtetasit u arrestuan më 30 janar 2025 nga policia e Vlorës, ndërsa iu sekuestrua një sasi prej rreth 3.4 kg kokainë dhe 133 gramë heroinë, me një vlerë që shkonte në 810 mijë euro.

Gjykata la në fuqi kërkesën e prokurorisë për “arrest në burg” për të dy shtetasit.

Policia ndaloi në fshatin Novoselë automjetin me drejtues Jaupajn dhe pasagjer Metajn, në të cilin gjatë kontrollit kanë gjetur dhe sekuestruar 400 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë, e cila dyshohet se po transportohej në qytetin e Vlorës, për t’u shitur. 

Në vijim u ushtrua kontroll në banesën e Viktor Jaupajt në Fier, ku gjetën dhe sekuestruan 2 kg e 979 gramë lëndë të dyshuar narkotike kokainë dhe 133 gramë lëndë të dyshuar narkotike heroinë.

Nga veprimet hetimore dyshohet se këta shtetas, pasi siguronin lëndë narkotike në sasi të mëdha në Fier, e transportonin atë drejt Vlorës, ku më pas ua shitnin shtetasve të tjerë, të cilët e shpërndanin në doza. Lënda narkotike, së bashku me 3 peshore elektronike, 3 celularë dhe automjetin që këta shtetas përdornin për transport, u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Vijon intensivisht puna për identifikimin dhe kapjen e shtetasve të tjerë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale. 

S.G/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 7 Mars, 14:47

    Studentët dhe të rinjtë kujt duhet t’i japin prioritet:



×

Lajmi i fundit

Mbyllja e TikTok për të mbrojtur fëmijët ‘çmend’ Berishën: Është akt censure

Mbyllja e TikTok për të mbrojtur fëmijët ‘çmend’ Berishën: Është akt censure