VLORË – Një çift francez është gjetur dhe shpëtuar këtë mbrëmje në malin e Llogarasë nga forcat zjarrfikëse të Himarës dhe posta policore Palasë.

Report Tv mëson se 2 turistët e huaj kishin humbur pasi ishin ndarë nga guida.

Për shkak të errësirës, turistët afro 50-vjeçarë kishin humbur rrugën dhe kishin telefonuar policinë për ndihmë në numrin 129.

Falë mobilizimit të autoritetve shqiptare, çifti francez u gjet i padëmtuar dhe në gjendje të mirë shëndetësore, pranë antenave mbi tunelin e Llogarasë.