Vlorë- Ka ndërruar jetë ditën e sotme, pasi u akidentua dje nga një mjet tip Audi në Vlorë 96- vjeçari Pandeli Opingari.

Aksidenti ndodhi në rrugën “Demokracia’, teksa 22- vjecari me inicialet O. A. duke drejtuar automjetin Audi, aksidentoi në vijat e bardha 96- vjeçarin, banues në Vlorë.

Pas aksidentit 96- vjeçari u dërgua në spital, por fatkeqësisht nuk mundi që t'i mbijetojë aksidentit.

Pandeli Opingari ishte një nga figurat më të shquara të futbollit vlonjat, mësues i edukimit fizik, futbollist dhe trajner.