Vlorë/ Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari

Vlorë/ Ushtroi dhunë dhe e kërcënoi me thikë bashkëjetuesen, arrestohet 46-vjeçari

Foto ilustruese

Vlorë-Një 46-vjeçar në Vlorë është arrestuar pasi ushtroi dhunë fizike dhe kërcënoi me thikë bashkëjetuesen që të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje ndaj tij. 
Sipas njoftimit të bluve ngjarja është shënuar në fshatin Fitore, Novoselë.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë kanë ndërhyrë menjëherë pas marrjes së njoftimit për një rast dhune në një familje në fshatin Fitore, njësia administrative Novoselë, bashkia Vlorë. Si rezultat i ndërhyrjes së menjëhershme u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit B. S., 46 vjeç, banues në fshatin Fitore, i cili dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike ndaj bashkëjetueses së tij dhe e ka kanosur atë, me mjet prerës (thikë), që ajo të tërhiqte kërkesën për t’u pajisur me urdhër mbrojtjeje”, informoi sot policia.

Gjatë kontrollit fizik të 46-vjeçarit policia sekuestroi thikën si provë materiale.

Materialet procedurale u referuan në Prokurorinë Vlorë, për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Kanosja për të mos kallëzuar”. 

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 5 Shkurt, 10:32

    Informaliteti e nëndeklarimi pagave po dëmtojnë pensionet, sa po luftohen?



×

Lajmi i fundit

Lajla Përnaska: Fondet e huaja dhe pala shqiptare

Lajla Përnaska: Fondet e huaja dhe pala shqiptare