Shuhet zjarri në Llogara të Vlorës, drejtori i Zjarrfikëses: I qëllimshëm! Peleshi: Piromanët do përballen me ligjin

VLORË- Vatra e zjarrit që ra pasditen e djeshme në qafën e Llogarasë është shuar. Zjarri që dyshohet se ishte i qëllimshëm ra pranë vendit ku hidhen parashutistët.

Zjarrfikësit, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë punuar gjatë natës për të shuar flakët. Në ndihmë ka shkuar dhe ushtria dhe mësohet se rreth orës 04:00 është arritur që flakët të vihen nën kontroll.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses, Arben Cara, në një prononcim për median tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ai thekson se po punohet për kapjen e zjarrvënësve dhe do të përballen me ligjin.

“Vatrat e zjarrit patjetër që kanë dorën e njeriut. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Zjarri do të hetohet dhe policia e shtetit është duke gjurmuar autorët e zjarrvënës. Së shpejti do të jenë para ligjit ku dhe do të jetë shumë i ashpër. Kodi Penal e ka përcaktuar që zjarrvënës është vepër penale e ne nuk do të ndalemi bashkë me policinë që këto zjarrvënës të japin llogarinë për këtë katastrofë natyrore”, tha ai për Report Tv.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në Facebook u bën thirrje banorëve të zonës që të kenë kujdes dhe mos të vënë në rrezik pasurinë kombëtare, ndërsa thotë se piromanët do të përballen me ligjin.

“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët”, shkruan Peleshi.

Ndërkohë mbrëmë u arrit të shuhej zjarri në kodrën e Gjilekës në Dhërmi. 

 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 22:04
Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile: Deri në 5 vite burg kush ndez zjarr në pyje

1720210005_zjarri.JPG

Kush ndez zjarre në pyje do të dënohet deri në 5 vite burg.

Këtë e ka bërë me dije, Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, duke iu referuar situatës nga zjarret që përfshinë Dhërmin dhe Qafën e Llogorasë.

Me një postim në rrjetet sociale, Agjencia u ka bërë apel qytetarëve të mos ndezin zjarre në pyje pasi kjo përbën një vepër penale dhe dënohet me burg.

“Për ata që ndezin zjarre në mënyrë të qëllishme, për të liruar kullota apo thjeshtë për të shkaktuar dëme në mjedisin natyror, kujtojmë se shkatërrimi i pronës publike dhe private me zjarr është një krim që dënohet deri në 5 vjet burg. Ne do të bashkëpunojmë me policinë për të denoncuar dhe ndihmuar në arrestimin e kujtdo që tenton të djegë pyjet dhe kullotat, këtë pasuri tonën të përbashkët. Asnjë tolerim nuk do të ketë në këtë drejtim”, shkruhet në postim.

Lidhur me zjarrin në Qafën e Llogarasë, Agjencia shkruan se tashmë është nën kontroll.

“Në Qafën e Llogarasë, përballja e parë serioze e kësaj vere me zjarret ishte një sfidë e madhe. Arritëm t'i vëmë nën kontroll, por kjo nuk mjafton! Temperaturat, sado të larta të jenë, nuk mund të shkaktojnë zjarre në mënyrë natyrale. Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, në emër të çdo zjarrfikësi dhe punonjësi që përballet me flakët, u bën thirrje të gjithë banorëve në zonat rurale:  Bëni kujdes, pasi vetëm një shkëndijë mjafton për të djegur të gjithë malin në këtë stinë të nxehtë”, shkruhet në postim.

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Niazi Tahiraj: 05/07/2024 13:21

    E para ka DUKATAS dhe jo dukaqote! E dyta ndofta ti mund te jesh nje lloj spiuni! E treta ,Dukatasit I kane mbrojtur me fana tizem kuroren e maleve qe I rrethon qe nga Karaburuni Deri ne Llogora Stogua, Gerxhine dhe maline e Qores! Ju qe shkruani keto dokrra keqdashese per Dukatin jeni llum I shoqerise shqiptare qe kerkoni medoemos te poshteroni nje fshat me histori si Dukati!

    Përgjigju
  • LORA: 05/07/2024 13:18

    Nuk ka zjarre rastesore;kontrolli i pandalshem mbi territorin mund t'u vendosi hudutin piromaneve antishqiptare.

    Përgjigju
  • Ndrea: 05/07/2024 12:13

    Dje, policia e nxorri me shkendije elektrike. Sot, zjarrfiksja, te qellimshem. Ec e gjeje.

    Përgjigju
  • Xhevit: 05/07/2024 08:52

    Ja vun dukaqotet per zjarr dhe spiunlleqe jan te paret ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja

Sondazhi i Tiranës, PS i qëndron 18 mandateve, zbret PD me 4 deputetë! Surprizë partitë e reja me 8 mandate, fundoset PL-ja