Shuhet zjarri në Llogara të Vlorës, drejtori i Zjarrfikëses për Report Tv: I qëllimshëm! Peleshi: Piromanët do përballen me ligjin

VLORË- Vatra e zjarrit që ra pasditen e djeshme në qafën e Llogarasë është shuar. Zjarri që dyshohet se ishte i qëllimshëm ra pranë vendit ku hidhen parashutistët.

Zjarrfikësit, Forcave të Armatosura, Administrata e Zonave të Mbrojtura, nën koordinimin e Agjencisë së Mbrojtjes Civile kanë punuar gjatë natës për të shuar flakët. Në ndihmë ka shkuar dhe ushtria dhe mësohet se rreth orës 04:00 është arritur që flakët të vihen nën kontroll.

Drejtori i Përgjithshëm i Zjarrfikëses, Arben Cara, në një prononcim për median tha se zjarri ka qenë i qëllimshëm. Ai thekson se po punohet për kapjen e zjarrvënësve dhe do të përballen me ligjin.

“Vatrat e zjarrit patjetër që kanë dorën e njeriut. Nuk do të ketë asnjë lloj tolerimi. Zjarri do të hetohet dhe policia e shtetit është duke gjurmuar autorët e zjarrvënës. Së shpejti do të jenë para ligjit ku dhe do të jetë shumë i ashpër. Kodi Penal e ka përcaktuar që zjarrvënës është vepër penale e ne nuk do të ndalemi bashkë me policinë që këto zjarrvënës të japin llogarinë për këtë katastrofë natyrore”, tha ai për Report Tv.

Edhe ministri i Mbrojtjes, Niko Peleshi në një postim në Facebook u bën thirrje banorëve të zonës që të kenë kujdes dhe mos të vënë në rrezik pasurinë kombëtare, ndërsa thotë se piromanët do të përballen me ligjin.

“Një thirrje për të gjithë ata banorë, që me veprimet e tyre vënë në rrezik pasurinë kombëtare: Do të përballen më ligjin, i cili është i qartë dhe i rreptë për piromanët”, shkruan Peleshi.

Ndërkohë mbrëmë u arrit të shuhej zjarri në kodrën e Gjilekës në Dhërmi. 

 

S.G/SI.E./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Xhevit: 05/07/2024 08:52

    Ja vun dukaqotet per zjarr dhe spiunlleqe jan te paret ata

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Arrestohet Beqaj, po i përmbush SPAK pritshmëritë në luftën e korrupsionit?



×

Lajmi i fundit

Fredi Beleri me pranga  në KQZ, vendoset sot për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës! Shikoni pamjet ekskluzive

Fredi Beleri me pranga në KQZ, vendoset sot për heqjen e mandatit si kryebashkiak i Himarës! Shikoni pamjet ekskluzive