VLORE - Ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme konflikti i trageteve në portin detar të Vlorës, teksa këtë herë është kompania “Horizont” e cila pretendon se trageti i saj ka pritur më shumë se dy orë që të ankorohej në port.

Ndërkohë sipas kompanisë Horizont trageti i linjës Brindizi- Vlorë i kompanisë “Red Star” sapo ka ardhur nga Brindizi është ankoruar në port dhe ka filluar zbarkimin e pasagjerëve.
 
Sakaq burime pranë kapitenerisë Vlorë hedhin poshtë pretendimet e kompanisë “Horizont”, teksa shtojë së ka kjo kompani nuk ka respektuar grafikun dhe nuk ka pritur dy ore sic pretendohet por më pak pasi është future në kalatë sapo trageti I kompanisë “Red Star” ka bërë zbarkimin e pasagjerëve dhe mjeteve.

Më herët linja Vlorë-Brindizi bëhej nga një traget, teksa aktualisht ky intinerar ka filluar të bëhet nga dy tragete.
Kjo në vend që të përmirësonte situatën në këtë linjë ka ndikuar në lindjen e një konflikti mes dy kompanive.

Redaksia online
(f.m/shqiptarja.com)