Vlorë/ Vodhën tre banesa dhe një automjet në fshatin Fitore, 1 i arrestuar dhe 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)

Vlorë/ Vodhën tre banesa dhe një automjet në fshatin Fitore, 1 i arrestuar dhe 2 të tjerë në kërkim (EMRAT)

Policia shoqëron në komisariat 31-vjeçarin

Vlorë- Një person është vendosur në prangat  e policisë së Vlorës dhe dy të tjerë janë shpallur në kërkim pasi dyshohen kanë vjedhur tre banesa dhe një makinë në fshatin Fitore, Novoselë.

“U ndalua shtetasi: Emanuel Brahimi 31 vjeç, banues në Fitore.

Ndërsa u shpallën në kërkim shtetasit: Gentian Silaj 28 vjeç, dhe Masimiljano Zenunaj, 30 vjeç, banues në Fitore”, informoi sot policia.

Grabitja ka ndodhur në orët e para të mëngjesit të 17 marsit. Po ashtu policia informon se në dy prej banesave të vjedhura nuk kishte njeri.

Nga hetimet dyshohet se këta shtetas, në orët e para të mëngjesit të datës 17.03.2025, kanë vjedhur në dy banesa të shtetasve që aktualisht jetojnë jashtë vendit, si dhe në banesën e një shtetasi tjetër, nga ku kanë marrë edhe një automjet të markës “Land Rover”, i cili është gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë Vlorë, për veprime të mëtejshme hetimore.

Xh.K/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Sondazhi i ditës: 30 Mars, 00:06

    Programi i PS, a ju duken të realizueshme objektivat ekonomikë?



×

Lajmi i fundit

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar

Ministri Hoxha takohet me homologen britanike: Bashkëpunim të ngushtë në luftën kundër krimit të organizuar