‘Më vrave djalin’ zbardhet dinamika e sherrit për vrasjen në Vlorë! Xhaxha e nip u zunë për një aksident të disa viteve më parë! 39-vjeçari në depresion që pas vdekjes së kushëririt

VLORË-Vdekja e djalit të tij disa vite më parë gjatë një aksident më makinë ku udhëtonte me 39-vjeçarin Genc Koretën ka qenë shkak i debateve të shpeshta që ai ka pasur me xhaxhanë e tij, të atin e viktimës Jorgji Koreta. Vetë Jorgji por dhe bashkëshortja e tij, që jetonin në Vlorë, e akuzonin shpesh 39-vjeçarin se ishte përgjegjës për aksidentin me vdekje të djalit të tyre. Aksidentin tragjik vetë 39-vjeçari nuk kishte mundur ta përballonte dot dhe që atëherë vuante nga një gjendje e rënduar psikologjike. Këtë e thonë dhe vetë familjarët nën zë si shkak të sherrit që përfundoi me vrasjen e 64-vjeçarit  Jorgji Koreta dhe më pas vetëvrasjen e 39-vjeçarit Genc Koreta mbrëmjen e djeshme në fshatin Mekat të Vlorës.

Po si ndodhi ngjarja? Disa orë pas vrasjes të ndodhur në familjen Koreta në fshatin Mekat të Vlorës del në pah edhe dinamika paraprake e ngjarjes. Jorgji Koreta 64-vjeçari i ndjerë jetonte prej vitesh në Vlorë por kishte tokat me ullinjtë në fshatin Mekat. Ditën e djeshme kishte udhëtuar nga Vlora drejtë Mekatit për t’i vjel këta ullinj së bashku me nipin e tij Gencin në tokën që ndodhej pranë shtëpisë së tij. Sherri mes tyre mendohet se ka nisur pikërisht për rrënjët me ullinj dhe më pas 39-vjeçarit i është kujtuar edhe një herë se ishte përgjegjës për vdekjen e djalit të tij. Nga debati me fjalë, ata janë konfliktuar fizikisht. I nxehur dhe me gjendje të rënduar psikologjike, Genci është kthyer në banesë, ka marr armën e gjahut dhe ka qëlluar me një plumb xhaxhain e tij që po punonte sërish në tokat me ullinj. Pas ngjarjes pak metra më tutje 39-vjeçari ka vrarë veten në kokë po me armën e gjahut që vrau familjarin e tij duke shkaktuar një tragjedi të dyfishtë në familjen Koreta.

Arma e gjahut ishte pa leje përdorimi nga Genci Koreta. Me këtë armë është qëlluar vetëm dy herë pasi aq fishek ka patur. Vendi ku ka ndodhur ngjarja ka qenë në errësirë të plotë, nuk bëhet fjalë të ketë kamera sigurie.

Genci Koreta prej disa vitesh ka jetuar në Greqi teksa kishte disa vite i rikthyer në fshat dhe vuante nga gjendja e rënduar psikologjike dhe ishte i pamartuar. Ndërsa Jorgji Koreta, kishte punuar më parë si policë dhe jetonte prej vitesh në Vlorë ku ishte martuar.

Një ditë pas ngjarjes së ditës së djeshme, në vendin e krimit vijojnë të jenë prezentë uniformat blu të Vlorës, epo ashtu edhe perimetri i rrethimit, ndërkohë që policia vijon hetimet deri në zbardhjen e plotë të ngjarjes së rëndë.

Banorë të fshatit shprehen se janë të shokuar nga ndodhia, ndërsa flasin mirë për të dy personat, viktima të ngjarjes.

"Jam në një fis me ta, ne nuk dinim gjë që kanë patur konflikte. Genci ka qenë djalë shumë i mirë. Nuk e beson njeri që ka ndodhur kjo dhe e ka bërë djali. Ka kaluar njëherë depresion sepse xhaxhait, atij që u vra, i vdiq djali dhe ata ishin bashkë në Greqi", thotë një banor.

"Nuk kemi dëgjuar gjë, na erdhi habi. Nuk kanë patur fare probleme. Djali ishte shumë i qetë. Nuk dimë si u erdhi kjo, u shtangëm", shprehet një tjetër.

"Nuk e dinim që kanë patur probleme. I ati më tha se ngjarja ka ndodhur në orën 15:00 dh enë orën 18:00 u gjetën njëri i shtrinë në një anë, tjetri në anën tjetër. Nuk dimë se kush shtiu, vetëm djali ka patur armë në dorë. I gjeti kryeplaku i fshatit dhe xhaxhai i vet. Djali ishte shumë djalë i mirë", thotë banori.

Ngjarja e rëndë u regjistrua pasditen e djeshme, ndërsa familjarët janë edhe të shokuar ku sot kanë hapur dyert e mortit.

 

J.SH./r.k./Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • WTF: 26/10/2021 13:25

    Pra nuk ishte per rrenjet e ullinjve! E mubushet boten me lajme kot, pa pasur versionin zyrtar. Mesohuni te mbeshteteni vetem tek versioni zyrtar dhe do beheni me pak qesharak dhe me shume te besueshem. Pak respekt per familjaret e viktimave se nuk ju'a kane per borxh te lexojne lloj-lloj cmendurirash ne media.

    Përgjigju
  • Vlore: 26/10/2021 12:20

    Ngushellime familareve. Kjo eshte perfundimi i punes se mire qe behet ne kadastren e vlores, nje falenderim special per drejtuesiþ e kadastres dhe sidomos Bedri grua zberthyerit qe punon tek zyra e permiresim perditesimit, dhe prisni se skan mbaruar akoma te tjer njerez te pafajshem do shkojne drejt vetdrejtesise. Dhe keto gjera fale atyre plehrave qe bejn demin dhe japin doreheqje

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Takimi i 7 mes dy qeverive Shqipëri-Kosovë dhe 16 marrëveshjet e nënshkruara i konsideroni:



×

Lajmi i fundit

John

Mos i besoni politikanit Sali Berisha?!