Një ngjarje rëndë është regjistruar mëngjesin e kësaj të shtune në fshatin Gumenicë të bashkisë Selenicë të Vlorës. Sipas policisë shkak i konfliktit dyshohet të ketë qenë një cështje pronësie. Familjarët thonë se dy kushurijtë janë konfliktuar me njëri-tjetrin, fillimisht autori, Dilaver Veshaj ka qëlluar me armë në drejtim të kushëririt të tij dhe më pas ka shkuar në afërsi duke e goditur me sëpatë.
Sipas babait të viktimës, 37 vjeçari Adem Veshaj në momentin e konfliktit ka qenë i shoqëruar nga djali tij 7 vjeç. Ai ishte duke shkuar për në fermën e tij të dhive, kur është qëlluar me armë nga larg dhe më pas autori, Dilaveri ka shkuar afër dhe e ka qëlluar në kokë me sëpatë.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes, ndërsa po merret në pyetje autori i krimit për motivet që e çuan të vriste kushëririn e tij me sëpatë. Nga informacionet e para dyshohet se ka qenë një konflikt për motive pronësie.
[gallery]25826[/gallery]
d.b/shqiptarja.com
Ndërkohë edhe kushërijntë e tjerë dhe banorë, tregojnë ngjarjen e trishtë të ndodhur sot në fshatin Gumenicë të Selenicës. Ngjarja e rëndë dyshohet të ketë ndodhur përshkak të një konflikti pronësie. Fillimisht viktima është qëlluar me pistoletë, viktima është strukur së bashku me djalin e tij dhe më pas autori Dilaver Veshaj ka shkuar dhe e ka qëlluar me sëpatë. Ka qenë djali i viktimës Adem Veshajt që ka shkuar në shtëpi dhe ka njoftuar se e vranë babain, duke e treguar se kush ishte autori.
[gallery]25826[/gallery]

VIDEO











