Vlorë/ Zjarr i madh gjatë natës në Zvërnec! Evakuohen banorët, kalojnë natën jashtë! Flakët përfshijnë varrezat (VIDEO)

VLORË- Një zjarr i madh është raportuar gjatë natës në fshatin Zvërnec! Report Tv mëson se flakët janë përhapur me shpejtësi si rezultat e erës së fortë duke vënë në rrezik jetën e banorëve, e për pasojë është bërë evakuimi i tyre nga uniformat blu.

Gazetari Armand Xhelili raporton se banorët kanë kaluar natën jashtë, teksa forcat zjarrfikëse kanë "luftuar" me flakët. 

Zjarri ka përfshirë varrezat si dhe ullishtet shumë pranë fshatit Zvërnec, teksa mësohet se fatmirërisht flakët janë vënë në kontroll. 

B.K./b.ha./Shqiptarja.com
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet të kërkohet certifikata e vaksinimit për tu futur në bare e restorante?

Komento


×

Lajmi i fundit

John

Rama e nderoi në Prishtinë, anëtari i Kryesisë së PD: Rexhep Qosja, një karikaturë dhe simbol i urrejtjes