Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka rënë mesditën e së dielës pranë varrezave të fshatit Babicë të Vlorës.

Për shkak të erës së fortë, flakët janë përhapur me shpejtësi, duke rrezikuar edhe një banesë pranë zonës së përfshirë nga zjarri.

Forcat zjarrfikëse kanë ndërhyrë në kohë, duke shmangur rrezikun për banesën, ndërkohë vijojnë përpjekjet për shuarjen e plotë të flakëve.

Si pasojë e përhapjes së zjarrit, janë djegur edhe dhjetëra ullinj shekullorë, duke shkaktuar dëme të konsiderueshme në zonë. Ndërkohë, flakët vijojnë të jenë prezente në disa vatra.


Lajmi kryesor:

Gjirokastër/ Zjarr pranë fshatit 'Arshi Lengo', flakët afrohen te banesat! Ndërhyjnë zjarrfikësit