VLORË-Fusha e mbetjeve në Vlorë sërish është përfshirë nga flakët. Report Tv mëson se po digjen mbetje plastike dhe goma, teksa shtëllungat e tymit kancerogjen kanë ndodhur të gjithë qytetin.
Në video shihet se si tymi ka pushtuar një sipërfaqe të madhe, teksa kjo nuk është hera e parë që bie zjarr në këtë zonë, duke mos përjashtuar faktin që mund të jetë një zjarr i qëllimshëm.
Edhe më parë mbeturinave në fushën e mbetjeve iu është vënë flaka nga persona që mbledhin mbetje plastike apo dhe hekurishte, që i djegin për të patur lehtësira në gjetjen e tyre.