VLORË- Një zjarr ka rëndë mesditën e sotme në një lokal në Vlorë në zonën e Nartës.
Si pasojë e flakëve është djegur gjithë lokali me pronarë B.X. si dhe dy garazhe në pronësi të Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motorra. Paraprakisht dyshohet se zjarri ka ndodhur për shkak të një shkëndije elektrike.
‘Sot, në Nartë, dyshohet se për shkak të një shkëndije elektrike ka rënë zjarr dhe është djegur një lokal me pronare shtetasen B. X., ku janë shkaktuar dëme materiale. Si pasojë e përhapjes së këtij zjarri janë djegur edhe dy garazhe në pronësi të shtetasit Ll. M., ku ndodheshin të parkuara 1 automjet dhe 2 motora.
Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit dhe për përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit i cili paraprakisht dyshohet aksidental.’- njoftoi policia.