Vlorë, zjarret masivë në pyllin e Sodës dhe në Orikum prej orësh aktivë, era favorizon përhapjen e flakëve

Disa vatra zjarri të qëllimshme janë shfaqur mbrëmjen e sotme në Vlorë dhe në Gjirokastrër . Në Memaliaj, situata u vu shpejt nën kontroll pa pasur dëme të shkaktuara. 

Ndërsa gjendja paraqitet tepër serioze në Vlorë ku ka zjarr në 2 zona, në pyllin e Sodës ku që prej orës 18:00 flakët kanë përfshirë sipërfaqe të mëdha si dhe në Orikum. 

Zjarri në Orikum vijon të jetë aktiv që prej orës 19:00 duke rrezikuar edhe një banesë pranë. Era e fortë ka favorizuar më tej përhapjen e flakëve. 

Zjarrfikësit mbërritën në vendngjarje që në momentet e para pasi morën njoftimin për zjarret dhe po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve. 

Rendit zhvillimet sipas orarit:
Ora 21:00
Vijon prej 2 orësh zjarri në Orikum të Vlorës, era e fortë favorizon përhapjen e flakëve

Që prej orës 19:00 të mbrëmjes së sotme, vatra e zjarrit në Orikum të Vlorës vijon të mbetet aktive duke rrezikuar edhe një banesë.

Së fundmi ka një përhapje edhe më masive të flakëve që vijojnë prej 2 orësh. 

Ndërkohë në vendngjarje kanë mbërritur forcat zjarrfikëse që po punojnë për shuarjen e flakëve. 

 

Ora 19:49
Tjetër zjarr në Vlorë, flakët në Orikum përhapen në kodrat e qytetit! Rrezikohet edhe një banesë

Një tjetër vatër zjarri raportohet në qytetin e Orikumit në Vlorë. Flakët në tokën me shkurre janë përhapur në kodrat e qytetit duke rrezikuar edhe një banesë.

Në vendngjarje kanë mbërritur zjarrfikësit që po punojnë për shuarjen e flakëve. 

Ora 19:36
Zjarr në një zonë pyjore në Memaliaj, era favorizon përhapjen e flakëve

Një tjetër zjarr mbrëmjen e sotme është raportuar pranë fshatit Gllavë të Memaliajt. Flakët kanë përfshirë një zonë pyjore gjatë orëve të pasdites. 

Pavarësisht terrenit të vështirë, zjarrfikësit arritën të ndërhyjnë dhe bënë të mundur shuarjen e flakëve që favorizoheshin nga era e fortë. 

S.G/E.H/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • Ide: 10/02/2024 22:45

    PASKA DAL PRONARI RI..... TA GZOJE....

    Përgjigju
  • trragjasjoti: 10/02/2024 20:07

    Ja vune zjarrin dukaqotet.mendjen per djegie dhe shkaterrim e kan ata maluketrit

    Përgjigju
    • Lumari: 10/02/2024 21:15

      Hahaha vetem dukaqotet e kane mendjen per zjarr more , po ju te Tragjasit apo hic fare ? Jemi popull palaco ne nga jugu ne veri vetem prapesira bejme

  • Sondazhi i ditës:
    20 Nëntor, 13:18

    Vrasja e 14 vjeçarit, çfarë duhet të bëjë Shqipëria me TikTok e Snap Chat?



×

Lajmi i fundit

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë

'Trumpi hesht, Ukraina debaton', Presidenti i zgjedhur i SHBA-së ende pa një plan zyrtar për të ndaluar luftën e Rusisë