VLORË- Një zjarr i madh ka rënë në pyllin e Sodës në Vlorë. Dyshohet se zjarri është vënë qëllimisht, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendin e ngjarjes dhe po punojnë për shuarjen e flakëve.
Zjarri ka rënë pranë disa bizneseve të zonës, ndërsa flakët favorizohen nga era dhe po përhapen në zonë.
Report Tv sjell edhe video nga flakët që kanë përfshirë pyllin e Sodës, ku duket zona e mbuluar nga tymi.
Komento