Një zjarr ka rënë mesditën e sotme në Radhimë të Vlorës.

Siç duket edhe nga pamjet e siguruara nga Report Tv, flakët e zjarrit janë afër njësive akomoduese, disa hotele dhe bare apo restorante.

Por siç bën me dije gazetari i Report Tv, zjarri ka djegur disa shkurre dhe barishte.

Për momentin nuk bëhet fjalë për të lënduar apo dëmtuar nga zjarri.