Vlorën do e gjeni 20% më të shtrenjtë! Biznesi i turizmit premton të “mbajë mbi kurriz” një barrë të kostos

Në prag të çeljes zyrtare të sezonit turistik (11 Maj) vihet re rritja e çmimeve në baret, restorantet, hotelet dhe resortet përgjatë vijës bregdetare të Vlorës.

Çmimet kanë pësuar rritje nga 15-20 për qind krahasuar me vitin e kaluar për të gjitha produktet. Operatorët turistikë e pranojnë rritjen, por argumentojnë se kjo është pasojë e shtimit të kostove për ta.

Ervin Sota, kreu i shoqatës “Arta” dhe Elisa Bilali, menaxhere e një resorti rendisin faktorët që kanë ndikuar tek çmimet.

“Kemi rritje të taksave 30-40%, rritje të pagave të punonjësve, në total kostot e çdo biznesi janë rritur 40%. Kemi vendosur që një pjesë ta mbajmë vetë ne (bizneset) dhe rritja e çmimit të shkojë 15-20% për klientët. Është dhe implementimi i impianteve të përpunimit të ujërave të zeza, prandaj të gjitha këto komponentë sjellin edhe një rritje të çmimeve. Gjithë taksiratet janë lëshuar në çdo biznes”, thotë për Report Tv, Ervin Sota, biznesmen

“Kursi i euros, rritja e çmimeve bazë dhe rritja e kërkesës ka sjellë dhe një rritje të çmimeve. Për sezonin e ulët dhoma në resort është 80 euro/ nata, kurse për sezonin e lartë (qershor, korrik, gusht) nga 250 euro -500 euro për suitë”, shprehet Elisa Bilali, menaxhere.

 

Një rritje e lehtë e çmimeve vihet re dhe në pikën turistike të Nartës, që në fakt gjithnjë është mbajtur për çmime të favorshme dhe gatime të mira të peshkut.

“Rritje të lehtë edhe në restorantin tonë, por kjo gjë është zinxhir që nga rritja e produkteve bazë dhe të pagave të punëtorëve por s’duhet të bëhemi abuziv siç bëjnë disa biznese të tjera në Vlorë. Narta mbahet si zonë e lirë. Janë rritur kostot, dhe ka një rritje të lehtë të çmimeve. Këtu shkon 1500 deri ne 200 lek personi në restorant. Tava e peshkatarit pëlqehet më shumë”, shprehet Arsen Llambro.

 

“Është rritur pak çmimi i peshkut dhe disa produkteve të tjera që ne përdorim në restorant. Pritshmëritë janë edhe më të larta nga viti në vit dhe ky vit mendohet që të jetë edhe më i lartë. Italianët zënë vendin me numrin më të lartë kurse turistë të tjerë që frekuentojnë Nartën janë polakët, çekët”, thotë Jetnor Lelaj.

 

Por rritja e çmimeve duket se nuk ka ndikuar në rezervime. Sipas operatorëve turistike gjatë sezonit të verës pritet që numri i turisteve të jetë 40 për qind më shumë se vitin e shkuar.

“Pritshmëritë janë të larta, rritje në masën 30-40 % në rritje krahasuar me vitin e kaluar më shumë. Ka turistë të shumëllojshëm nordik, amerikan, spanjoll, afrikanë, ka një shtim të turistëve të huaj”, thekson Ervin Sota.

 

Elisa Bilali menaxhere resorti shprehet se gjatë fundjavave në Vlorë dhomat janë 100% të prenotuara, sidomos kur koha është në favor.

“Përsa i përket muajve të pikut në korrik-gusht deri tani jemi në fazën 50%” , thekson Bilali.

 

Shkëlqim Sinanaj i cili ka një bar restorant në zonën pranë plazhit të vjetër shprehet se ky vit ka sjellë vizitorë edhe nga Afrika e largët dhe investimet në qytetin e Vlorës po ecin njëkohësisht me rritjen e çmimeve dhe pse kjo mund të sjellë problematikë në sezon.

Në hartën e turistëve, italianët zënë vendin e parë në Vlorë, më pas renditen spanjollët, Çekët, polakët e vende të tjera europiane. Në Vlorë gjen dhe turistë nga vendet e largëta, aziatik e afrikane.

G.M./S.Ç/Shqiptarja.com
Komento

KUJDES! Nuk do të publikohen komente që përmbajnë fjalë të pista, ofendime personale apo etiketime mbi baza fetare, krahinore, seksuale apo që shpërndajnë urrejtje. Në rast shkelje të rëndë të etikës, moderatorët e portalit mund të vendosin të bllokojnë autorin e komentit, të cilit do t'i ndalohet nga ai moment të komentojë te Shqiptarja.com

Komente

  • XXX: 09/05/2024 16:58

    Tursmi ne shiqpri eshte turizem per te varfrit, cop cop e kta ngejne cmimet. Na plasi kkaru ne ikim jasht sma plas per kta legenat

    Përgjigju
  • Po mër po: 09/05/2024 16:00

    Rritini çmimet të humbisni dhe turistët se fuqinë punëtore e humbët

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:
    23 Dhjetor, 23:33

    Opozita proteston duke paralizuar 3 orë Tiranën, si e vlerësoni?



×

Lajmi i fundit

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor

Parashikimi i motit, e enjte, 26 dhjetor