Një emigrant 40-vjeçar sirian është kapur nga policia teksa mundohej të kalonte kufirin. Policia bën me dije se emigranti sirian është munduar t’i shmanget autoriteteve në pjesën e portit me qëllim kalimin e kufirit. Gjatë kontrollit fizik të mjeteve ai është arritur të vërehet nga policia dhe është shoqëruar në komisariat.
Mendohet gjithashtu se 40-vjeçari ka mbërritur nga kryeqyteti drejt Vlorës.
Komento