VLORE-Pasditen e sotme te ‘Uji i ftohtë’ në aksin rrugor të Lungomares, Nikola.M, i cili drejtonte një mjet tip Benz, ka aksidentuar dy G.B 50 vjeç dhe R.B 10 vjeç, të dy banues në Tiranë.
Të dëmtuarit janë dërguar në spitalin Rajonal të Vlorës ku dhe kanë marrë ndihmën mjekësore dhe gjenden jashtë rrezikut për jetën. Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në ambjentet e Komisariatit të Policisë Vlorë për kryerjen e veprimeve të mëtejshme proceduriale.
Komento