VLORË- Dy persona kanë rënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim pasi dyshohet se në bashkëpunim me njëri tjetrin kanë kultivuar bimë narkotike në fshatin Bestrovë të Vlorës. A. B., 29 vjeç dhe A. Z., 24 vjeç.
Ndërsa është vënë në hetim edhe kryeplaku i fshatit M.H., 67 vjeç i cili akuzohet për shpërdorim detyre.Policia njofton se materialet iu referuan Prokurorisë në ngarkim të këtyre shtetasve për veprime të mëtejshme.
Komento